Mbetjet, ku ndryshon ligji i
Berishës nga ai i Edi Ramës

Mbetjet, ku ndryshon ligji i<br />Berishës nga ai i Edi Ramës
Ka një dyfytyrësi në betejën e opozitës shqiptare kundër ligjit të ri, i cili lejon importimin e mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, duke parashikuar në të njëjtën kohë filtra ekstreme kontrolli. Kjo opozitë, pesë vjet më parë, asokohe në pushtet, vendosi me ligj instalimin e një bombe të heshtur ekologjike në Shqipëri, për interesa që merren me mend.

Edhe pse sot krerët e saj thonë publikisht se janë penduar, Partia Demokratike, në vitin 2011, miratoi një ligj me përmbajtje krejtësisht të ndryshme nga ligji aktual. Shqiptarja.com zbardh pjesën e padukshme të ligjit të qeverisë “Berisha”, që është një plan me 15 pika, zbatimi i të cilit mund ta kthente tokën shqiptare të pabanueshme.

Plani përcakton metodat dhe mënyrat e asgjësimit të mbetjeve, të cilat do të hynin në Shqipëri nga të gjitha pikat doganore. Mbetjet do të hidheshin në det, do groposeshin në tokë, do hidheshin në puse, gropa dhe lumenj, ndërsa për substancat e avullueshme do të shfrytëzohej ajri.

Plani me 15 pika
Ligji i vitit 2011, i miratuar nga qeveria Berisha, parashikonte me anë të një shtojce, planin e asgjësimit. Konkretisht, në planin e asgjësimit të qeverisë “Berisha”, parashikohej depozitimi i mbetjeve nën ose mbi tokë, si për shembull biodegradimi i shkarkimeve të lëngshme ose llumrave në tokë. Ky plan i rrëzuar nga 2013, parashikonte injektimin e shkarkimeve me pompim në puse, në kripore apo në vende që nga vetë natyra e tyre janë të përshtatshme për depozitim mbetjesh etj. Gjithashtu ishte parashikuar mbulimi sipërfaqësor i mbetjeve, përfshirë vendosjen e mbetjeve të lëngshme ose llumrave në gropa, pellgje ujore apo laguna etj.

Shkarkimet në det
Plani i asgjësimit parashikonte shkarkimin e mbetjeve në dete/oqeane, përfshirë futjen/depozitimin në shtratin e detit. Gjithashtu do të kishte trajtimi fizio-kimik që nuk specifikohet në ndonjë pjesë tjetër të kësaj shtojce, që rezulton me përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen me anë të cilitdo nga operacionet, si për shembull avullimi, tharja, kalcifikimi etj. Në atë ligj parashikohej edhe magazinimi i përhershëm, si për shembull vendosja e kontejnerëve në një minierë.

Mbetjet e rrezikshme
Ligji i vitit 2011 ishte i paqartë për importimin e mbetjeve të rrezikshme. Neni 48 ndalonte importimin e mbetjeve të rrezikshme, por nenet 23, 24, 25 dhe 26 parashikojnë menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Madje, neni 23 fliste për mënyrën e dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme. Kështu sipas këtij ligji, tashmë i rrëzuar që në vitin 2013, mbetjet e rrezikshme, që dorëzohen nga një person fizik a juridik te një tjetër, shoqërohen me dokument dorëzimi, i cili është i vlefshëm edhe në formë elektronike. “Dokumenti i dorëzimit përmban të paktën informacionin si numrin e dokumentit të dorëzimit, përshkrimin e mbetjeve të rrezikshme, përfshirë listën e kodeve të mbetjeve dhe sasitë respektive; hollësi për përbërësit kimikë apo biologjikë të mbetjeve të rrezikshme dhe përqendrimet e tyre, kontaktet e dorëzuesit, kontaktet e transportuesit etj.
 
Plani
Plani sipas ligjit të vitit 2011, përcaktonte metodat dhe mënyrat e asgjësimit të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, të cilat do të hynin në Shqipëri nga të gjitha pikat doganore.
 
Asgjësimi
Në planin e parashikohej depozitimi i mbetjeve nën dhe ose mbi, injektimin e shkarkimeve me pompim në puse, mbulim sipërfaqësor i mbetjeve, përfshirë vendosjen e mbetjeve të lëngshme ose llumrave në gropa, pellgje ujore apo laguna etj.
 

mbetjet dokumenta
mbetjet dokumenta

mbetjet dokumenta

mbetjet dokumenta


 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga