Mbi 17 mijë vaksinime në 24 orët e fundit, në total nga fillimi i fushatës janë realizuar mbi 494 mijë! Manastirliu: Vijojmë në çdo cep të Shqipërisë
Qendra e vaksinimit në Sheshin 'Skënderbej'
Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë kryer 17.125 vaksinime kundër COVID. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo thotë se vijon me ritme të larta vaksinimi anticovid në çdo cep të Shqipërisë, ndërkohë që bën me dije se deri më tani që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria buzëqesh' janë bërë 494.02 vaksinime.
Me këtë numër objektivi i vendosur nga Qeveria prej javësh që brenda majit të bëheshin 500 mijë vaksinime duke se do të arrihet në këto ditë të para të këtij muaji. Vaksinimi anti COVID po vijon në mbarë vendin, sipas kategorive të përcaktuara në bazë të moshës dhe profesioneve të veçanta. Procesi po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Ditën e djeshme kanë ardhur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina të tjera Sputnik V. Kryeministri Edi Rama tha se se nuk do të ndalet procesi dhe se do të vijojë të intensifikohet.
Ndërkaq më 20 prill, Komisioni Evropian deklaroi se do të dhuronte në total 651 mijë doza BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në këste javore nga fillimi i majit deri në gusht. Në saj të kësaj ndihme Shqipëria do të marrë 145 mijë doza, Kosova 95 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Serbia 36 mijë, Mali i Zi 42 mijë dhe Bosnjë-Hercegovina 214 mijë doza.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 100 raste të reja infeksioni dhe 2 persona kanë humbur jetën. 
Foto e publikuar nga Manastirliu
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
44%
-
Të gabuar
47.3%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 695
Lajme të tjera
-
Manastirliu takon Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së: Rritje e kapaciteteve dhe fuqizim i sistemit shëndetësor për përgatitjen ndaj emergjencave
23 Maj, 17:01
-
118 mjekë specializantë nënshkruajnë kontratën me ‘Shëndetësinë’! Pas shkollës do punojnë në Shqipëri, paga 1000 euro/ muaj
9 Maj, 10:31
-
Java Evropiane e Imunizimit, Ministrja e Shëndetësisë: Mbi 4500 vajza janë vaksinuar kundër HPV
28 Prill, 14:27
-
Pas 25 vitesh pritje, Lindita sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin 'Koço Gliozheni'
23 Prill, 09:51
-
Certifikohen 30 rojet e para bregdetare, Manastirliu dhe Kumbaro: Rrisim sigurinë në plazhe! Do hapim edhe 29 qendra shëndetësore verore
19 Prill, 12:03
-
Hapen 7 shërbimet e para në Spitalin Qendror në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë: Spital ultramodern, do të rritet cilësia e shërbimit
18 Prill, 13:27
-
Indeksohen çmimet, Ministria e Shëndetësisë: Më shumë përfitues nga lista e barnave të rimbursueshme
5 Prill, 14:00
-
Përfundon faza e parë e investimit në Qendrën e Gjakut, Ministrja e Shëndetësisë: Më shumë cilësi dhe siguri për qytetarët
4 Prill, 12:55
-
Përfundon investimi në Spitalin e Traumës, Manastirliu: Një tjetër vepër me standarde bashkëkohore, shërbim dinjitoz për qytetarët
31 Mars, 13:44
-
Manastirliu takim me shefat e QSUT: Riorganizim i urgjencës polivalente, bëhemi gati për fillimin e funksionimit të Spitalit Qendror
28 Mars, 14:47
-
Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale
24 Mars, 10:26
-
Interpelancë në Kuvend/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Ministrja e Mirëqenies Sociale: Mbështetja e familjeve në nevojë është rritur
23 Mars, 11:32
Po me keta idjotet e PD qe thone se nuk e bejme vaksinen e Rames si do behet apo presin te bejne ate te Saliut....
Përgjigju