'Mbi 200 studentë të punësuar, bursa dhe tarifa të përgjysmuara edhe në vitin e ardhëm akademik' (VIDEO)

TIRANE - Paktin për Universitetin, s'ka më kthim prapa! Kështu u shpreh ministrja e Arsimit Besa Shahini, teksa shtoi se bursat dhe tarifat e përgjysmuara vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm akademik.

E pranishme në ceremoninë e prezantimit të 223 të punësuarve falë “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës” Shahini në fjalën e saj përballë studentëve që në përfundim të praktikës u punësuan, nënvizoi vëmendjen e veçantë që MASR i kushton lehtësimit dhe mbështetjes në mënyrë të vazhdueshme për kalimin nga arsimi në tregun e punës. 

"Programi Kombëtar i Praktikave të Punës mishëron më së miri vlerat dhe arritjen e këtij objektivi. Sot që flasim, jemi në vitin e 4-t të këtij programi, një vit edhe më i konsoliduar në të gjitha aspektet. Sot nis edhe rrugëtimi i punësimi i 223 praktikantëve në institucione të ndryshme qendrore, vendore dhe kompani private. Në periudhën Mars-Qershor 2019 janë zhvilluar 951 praktika pune 3-mujore, prej të cilave u kemi hapur rrugën e punësimit një-vjeçar më të mirëve falë performancës së tyre të lartë që kanë treguar", tha Shahini.

Duke u ndalur gjithashtu tek “Pakti për Universitetin”, Ministrja Shahini theksoi vëmendjen maksimale të qeverisë shqiptare ndaj studentëve dhe përmirësimit të arsimit të lartë.

"Pakti për Universitetin është fillimi i punës tonë qe kemi nisur. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin - jo vetëm për këtë vit, por edhe për vitet në vijim për të investuar në kampuset universitare apo çdo gjë tjetër që kanë nevojë studentët. Këtë vit, shtesa në buxhet kapi vlerën e mbi 2.3 miliard lekëve prej të cilës përfituan gati 90% e studentëve”, shtoi Ministrja Shahini. 

Ministrja hodhi dritë edhe mbi lajmet që qarkulluan javën e fundit mbi ndërprerjen e dhënies së bursave dhe përgjysmimin të tarifave nga viti i ardhshëm akademik e që shkaktoi shqetësim në rrjetet sociale mes studentëve universitare. 

“Kemi ndërtuar një pako financiare për të përgjysmuar tarifat dhe për të stimuluar me bursa studentët më të mirë dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për ndihmë nga shteti. Kjo do vijojë të zbatohet edhe për vitin tjeter akademik përkundër disa lajmeve nëpër portale që përhapin panik duke thënë se nuk do vijohet më me përgjysmimin e tarifave dhe shpërndarjen e bursave.
 Kjo nuk është e vërtetë pasi politika që ndoqëm vitin e kaluar do vijojë në të njëjtën mënyrë edhe në vitin e ardhshëm akademik. Do të zbatohet edhe më mirë pasi kemi mësuar shumë gjatë procesit të zbatimit të politikës gjatë gjysmës se parë të këtij viti. Kemi patur probleme me segretaritë nëpër universitete për probleme banale që i hasim ndonjëherë dhe që shkaktonin vonesa por tashmë kemi mësuar se si të arrijmë deri tek studentet në kohën e duhur”
sqaroi ministrja. 

Teksa theksoi faktin se secili universitet duhet të marrë gjithashtu edhe pjesën e tij të përgjegjësisë për sa i përket rritjes së etikës dhe integritetit në fushën e kërkimit shkencor, Znj. Shahini nënvizoi edhe punë të tjera voluminoze në kuadër te "Paktit për Universitetin:

"Krijuam portalin e transparencës universitare. Biblioteka digjitale ka marrë jetë me akses në miliona artikuj shkencorë për studentët e akademikët, teksa jemi duke negociuar me kompaninë EBSCO për të krijuar mundësinë në akses tek literatura në gjuhën shqipe. Ndërkohë, karta e studentit, projektet për përmirësimin e kampuseve universitare, infrastruktura e konkvikteve etj., janë futur të gjitha në rrugën e duhur", shtoi në fund Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë Besa Shahini.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë