Nisma, që u mbështet edhe nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka për qëllim krijimin e sa më shumë hapësirave të gjelbëra si dhe uljen e nivelit të ndotjes.
Ministri Koka tha se të gjithë bashkë mund të kthejmë në funksion të komunitetit edhe terrene të vështira siç ka qenë dikur Kodër-Currila, një zonë problematike për shkak të erozionit.
Përdorimi i biçikletave në vend të makinave për të mbrojtur mjedisin, ishte mesazhi që përcollën dhjetëra të rinj. Nisma të ngjashme pritet të ndërmerren edhe në muajt në vazhdim, me qëllim shtimin e hapësirave të gjelbërave në të gjithë territorin e vendit.