“Marrëveshje e re, për një kohë të re” ishte aktiviteti i zhvilluar ditën e djeshme, në Slloveni, me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të Evropës Juglindore, ku merrnin pjesë Borut Pahor i Sllovenisë, G. Ivanov i Maqedonisë, Vujanovic i Malit të Zi, Mladen Ivanic i Bosnje dhe Herzegovinës, Atifete Jahjaga nga Kosova dhe ministri i ekonomisë serbe Zeljko Sertic.

Presidenti i “Samitit 100”, biznesmeni slloven Iztok Seljak nënvizoi se objektivi dhe ambicia e këtij krijimi për arritjen e një marrëveshje të re në rajon, me konkurrueshmërinë e ulët dhe relativiteti për investime të reja, pavarësisht potencialeve që ka ky rajon.

Ata theksuan se duhet dhënë një mbështetje më të madhe nga politika, për të realizuar një ekonomi më të fortë dhe të sigurt, për hir të vazhdimësisë të së ardhmes, stabilitetit dhe rritjes së mirëqenies në rajon.

Nga këshilli i Ministrive skandinave, Dagfinn Hoybraten prezantoi eksperiencën e vendeve të Evropës Veriore, të cilat 70 vite më parë kanë “sheshuar” mosmarrëveshjen e tyre dhe janë fokusuar në ngjashmëritë, duke u hapur drejt njëri tjetrit, për të ndihmuar zhvillimin e ekonomive, gjë e cila, sot, është shndërruar në një model ekonomik, me standard dhe eficensë, shumë e dëshiruar madje nga shumë shtete të tjera, shkruan sot World News Report.

Hoybraten theksoi se në kohë krize ne na nevojiten politikanë dhe zgjidhje të forta, duke shtuar se shtetet skandinave kanë bashkëpunuar prej dekadash tashme për benefite të përbashkëta.

Mes presidentëve të vendeve ballkanike u vu në pah ideja e bashkëpunimit që duhet të keni shtetet mes njëri tjetrit, politikisht dhe ekonomikisht, nyje të rëndësishme këto për zhvillim.

Tjetër çështje e rëndësishme, është imazhi që duhet të përcjellin këto vende dhe aspirimi për BE-në, faktor ky që i lidh më tepër.
Presidenti i Malit të Zi theksoi se transporti dhe turizmi do të ishin dy çështje shumë të rëndësishme, me anë të së cilave shteti i tij do të mund të kontribuojë në bashëkpunim. Ide kjo që u përqafua edhe nga presidenti kroat. 

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)