Deputetët në Landfillin e Sharrës, opozita llogari për incenerimin! Sot menaxhohen mbetjet me 29 €/ton, Basha propozoi 37 €/ ton

TIRANË- Tre deputetë të opozitës, Belind Këlliçi, Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku, dhe 4 deputetë të mazhorancës, Ermonela Felaj, Besjan Ajazi, Etjen Xhafaj dhe Antoneta Dhima pas mbledhjes në kryesi të kuvendit në komisionin e inceneratorëve, shkuan për të parë nga afër landfillin e Sharrës, nëse është vënë në punë impianti për djegien e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë, të qarkut të Tiranës dhe së fundi edhe Bashkisë së Durrësit.

Aktualisht, në landfillin e Sharrës menaxhimi i mbetjeve bëhet duke diferencuar mbetjet dhe duke i groposur brenda hapësirës territoriale të landfillit.

Kontrata me privatin “Integrated Energy” është lidhur në 2018 dhe 1 ton mbetje për t’u menaxhuar i kushton njësive vendore, në këtë rast Bashkisë së Tiranës,  29 euro. Por në fakt, demokratët që sot kërkojnë llogari për kosto të larta të menaxhimit të mbetjeve nga buxheti i shtetit, në planin e tyre të vitit 2013, me firmë të Lulzim Bashës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, e kishin parashikuar koston e menaxhimit 37 euro për 1 ton me kontratë 20-vjeçare, pra më shtrenjtë.  Megjithë akuzat e sotshme, demokratët nuk kanë një propozim për një mirëmenaxhim më me pak kosto për mbetjet. 

"Punimet nuk kanë një datë fillimi, por është një ndërtim i shtrirë në vite. Zbatimi i punimeve fillon nga date e pajisjes së kompanisë me të gjitha lejet e nevojshme. Nga ajo datë lejet e ndërtimit janë zbardhur në nëntor 2020 dhe grafiku i punimeve nis operimin e vetë nga data e zbardhjes së lejes. Çdo ditë nga dita e parë e deri më sot çdo mbetje që ka ardhur këtu është marrë dhe është procesuar sipas kushteve të kontratës.  Tarifa e përcaktuar është e dakordësuar mes palëve dhe paguhet për menaxhimin e mbetjeve sipas kontratës. Shoqëria është brenda afateve të kontratës për ndërtimin e disa loteve. Koncensionari ka nisur operimin e tij në 1 janar 2018 dhe nga nëntori 2020 i lind detyrimi, me zbardhjen  e lejes së ndërtimit, për ndërtimin e të gjithë veprave ashtu siç ka vepruar deri në ne jemi ende brenda afateve të ndërtimit deri në 2026. Ndërtimi i impiantit nuk bëhet brenda ditëve dhe ka afatet e veta  dhe do kohën e vetë, fusha është bërë gati", tha Inxhinieri.

Aktualisht, në landfillin e Sharrës menaxhimi i mbetjeve bëhet duke diferencuar mbetjet dhe duke i groposur brenda hapësirës territoriale të landfillit.

Kontrata me privatin “Integrated Energy” është lidhur në 2018 dhe 1 ton mbetje për t’u menaxhuar i kushton njësive vendore, në këtë rast Bashkisë së Tiranës,  29 euro. Por në fakt, demokratët që sot kërkojnë llogari për kosto të larta të menaxhimit të mbetjeve nga buxheti i shtetit, në planin e tyre të vitit 2013, me firmë të Lulzim Bashës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, e kishin parashikuar koston e menaxhimit 37 euro për 1 ton me kontratë 20-vjeçare, pra më shtrenjtë.

Megjithë akuzat e sotshme, demokratët nuk kanë një propozim për një mirëmenaxhim më me pak kosto për mbetjet.

Pyetje: Sa ka kushtuar në kohën e PD një ton mbetje në landfillin e Sharrës dhe sa paguhet sot?

"Ka qenë tjetër mënyrë menaxhimi. Nuk ka qenë me koncesion por administrohej nga ndërmarrja nr.1 e Bashkisë Tiranë me firmat e pastrimit, nuk kishte asnjë tarifë pastrimi, kishte një procedurë tjetër. Ndërkohë që sot për të njëjtën procedurë që kryhej më parë vetëm se janë mbjellë këto pemë dhe janë vendosur bojë kësaj godite paguajmë 29 euro për ton mbetje", tha Tabaku

Pra sipas planit të Bashës, 37 euro për ton, është kostoja për grumbullimin e mbetjeve dhe depozitimin në ladfill, ndarjen dhe groposjen e tyre, por jo incenerimin. Ndërkohë që me kontratën e lidhur me “Integrated Energy” 29 euro për ton, është kostoja që përfshin rehabilitimin e mbetjeve ekzistuese në ish landfillin e mbetjeve që është trashëguar para vitit 2018, selektimin e mbetjeve për të nxjerrë mbetjet e riciklueshme,  djegien e mbetjeve me fuqi të përshtatshme kalorifike për prodhim energjie dhe depozitimin në landfill të mbetjeve organike me nivel të lartë lagështie, si dhe trajtimin e ujërave të ndotura që gjenerohen nga proceset teknologjike të trajtimit të mbetjeve.

" Jashtë 29 euroshit është lënë kostoja e kompanive kontraktore që grumbullojnë mbetjet", tha Tabaku

Kontrata për landfillin e Sharrës është firmosur nga Ministria e Mjedisit, në kohën kur drejtohej nga Lefter Koka me afat 30-vjeçar me Integrated Energy, me vlerë 128.2 mln euro, për ndërtimin, mbylljen e vend-depozitimeve dhe prodhimin e energjisë përmes incenerimit, që e përballon të gjithë kompania private. Pra, për 30 vite që është kontrata, kompania nxjerr vlerën e invesimin dhe fitimin gjatë kohës së trajtimit të mbetjeve. 

Komisioni Hetimor për inceneratorët u mbajt sot mes debateve të ashpra të opozitës dhe mazhorancës! Kryetarja e këtij Komisioni Hetimor, Jorida Tabaku e konsideron inceneratorin e Tiranës një aferë kriminale pasi janë shkelur procedurat, e ndërsa ka njoftuar sot ka gati padinë penale për një sërë institucioneve. Në fjalën e saj, Tabaku tha se këto institucione nuk kanë sjellë informacionet që i duhen Komisionit, duke ua vështirësuar punën. Mirëpo në përgjigje të këtyre akuzave, nënkryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj tha se janë marrë e-mail zyrtare.  Ajo u ndal te çmimi prej 29 eurosh që paguhet për ton, ku tha se nuk është një tregues që ka një aferë korruptive, pasi duke e krahasuar me vendet e tjera të BE-së, është në pothuajse të njëjtat nivele.

Javën e ardhshme, në Komisionin Hetimor për inceneratorët janë thirrur për të dëshmuar disa zyrtare, mes të cilëve edhe kryeministrit Rama, por që seanca me të pritet të shtyhet në një tjetër moment, pasi të dielën niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
FOTO nga inspektimi brenda inceneratorit të Tiranës! Zhupa: Sot konstatuam një skenë krimi

Anëtarët e Komisionit hetimor për impiantin e mbetjen urbane inspektuan ditën e sotme inceneratorin e Tiranës. Fotot tregojnë se si duket impianti i përpunimit të mbetjeve nga brenda dhe jashtë, ndërkohë që punimet për ndërtimin e tij do të vijojnë deri në 2026.

PD hodhi akuza se pavarësisht se janë paguar 35 milionë euro nga paratë e taksapaguesve nuk ka asnjë inceneratori. Deputetja e PD, Ina Zupa tha se inceneratori i Tiranës ishte një skenë rimi ku groposen qindra mijëra ton mbetje në landfillin e Sharrës. 

"35 milion euro të paguara nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe së fundmi Durrësit dhe Kavajes për një kontratë korruptive dhe mafioze e cila prodhon një faturë deri në 430 milion euro! Sot, konstatuam nga afër bashkë me koleg të Komisionit Hetimor, një skenë krimi ku groposen qindra mijëra ton mbetje në Landfillin e Sharrës.  Provuam me fakte para shqiptarëve që aty nuk ekziston asnjë projekt i realizuar, asnjë themel godine i nisur që të ndërtohet dhe kryej shërbimin e diferencimit, riciklimit dhe incenerimin e mbetjeve", shkruan Zhupa

Ora 13:53
Deputetet e Komisionit Hetimor shkojnë në Inceneratorin e Tiranës! Tabaku: Ku është Klodian Zoto, Mirel Mërtiri? Se erdhëm që erdhëm thamë mos gjejmë ndonjë kriminel

 

Deputetet e Komisioni Hetimor shkojnë në Inceneratorin e Tiranës.

Jorida Tabaku: Më hoqe  mallin e Ermonlës. Ku ndodhen Klodian Zoto, Mirel Mërtiri
Drejtori Teknik: Nuk i njoh
Jorida Tabaku: Nuk i njeh, kush janë administratorët?
Drejtori Teknik: Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra
Jorida Tabaku: Erdhëm që erdhëm, thamë mos gjejmë gjejmë kriminel
Drejtori Teknik: Faleminderit që erdhën
Jorida Tabaku: Unë kam ardhur po kam një eksperiencë të keqe, se më rrethuan makinat
Drejtori Teknik: Ne jemi të hapur të ndjekim çdo detyrimin kontratual për respektimin e kontratës
Jorida Tabaku: Sot arritëm në konkluzionin, që këtu nuk kryhet incenerim, mund të ketë bojatisje, akacie, kodra me pemë, por procedura për të cilën kjo procedurë është kryer , djali drejtuesi teknik me shumë xhentilesë na shpjegon që kryhet një proces për menaxhimin embetjeve që është profesional, por kjo kontratë koncesionare sot për ne nuk po zbatohet, ajo që ndodhi në Fier që nuk ka incenerator, nuk ka as në Tiranë, ka landfill, po jo proces incenerimi
Drejtori Teknik: Është në fazë ndërtimi dhe është brenda afateve të ndërtimit
Ina Zhupa: E keni marrë lejën në 2019, ku jeni me punimet, sa është data sot, Jemi në 2022. Kush është procesi që kryeni
Drejtori Teknik: Është i raportuar në të gjitha institucionet shtetërore, shkarkohen mjetet, bëhet diferencimi i mbetjeve, karton, plastik, metale, ndodh pas shpinës tuaj.
Jorida Tabaku: Nga cilat Bashki vijnë mbetjet
Drejtori Teknik: Tiranë Durrës dhe Kavajës
Jorida Tabaku: Sa ton bëni në ditë
Drejtori Teknik: Është variable, nuk ka një shifër fikse
Jorida Tabaku: Kur duhet të përfundojnë punime
Drejtori Teknik: Faza ndërtimore është 6 vjet, dhe ka nisur punimet nëntor 2020
Jorida Tabaku: Tarifa është e integruar duke përfshirë edhe incenerimit dhe shitjen e energjisë, po merrni një tarifë që nuk ndodh, po ju jeni duke u paguar
Drejtori Teknik: A biem dakord që jemi në fazë ndërtimore
Jorida Tabaku: Veliaj ka shtyrë marrjen e lejes për inceneratoritn e Tiranës, ndërkohë që ju paguheni. Jemi në shkelje të kushteve të kësaj kontrate, përvec faktit që është një afere korruptive.
Jorida Tabaku: 850 ton mbetje në ditë administrohen pas nesh, nuk e besoj që ka nevojë për shpjegim që na kanë kushtuar 35 mln euro kjo pajisje. Është një aferë korruptive, nuk po diskutojmë godinën e bukur, por se si po zbatohet kjo kontratë, si është firmosur, a janë shkelur ligjet e shtetit
Ina Zhupa: Bashkia e Tiranës paguajnë edhe një kompani që ka disa kosha me ngjyra që parashikojnë ndarjen e mbetjeve në burim, ndërkohë mund ta shikoni që nuk ka ndarje të diferencuar. Ajo që po ndodh në këtë landfill është që materialet të groposen, me qëllim që nëse nuk kapen nga SPAK, të mund të bëhet incenerimi. Ne paguajmë 55 euro për pastrimin e qytetit dhe 41 euro për depozitimin në Sharrë dhe paguajmë për një shërbim që nuk e marrim.
Belind Këlliçi: Landfill ka qenë kjo zonë dhe Landfill është. Tirana pastrohet me 24 mln euro. Këtu ofrohet vetëm kapsulimi i mbetjeve, po këtu mbetjet nuk digjen. Duhet të ketë një trajtim të mbetjeve, por të vjedhësh paratë e taksa paguesve për të mos bërë asnjë ndryshim, kam kundër abuzimit dhe korrupsionit.

Ora 11:25
Debate në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Je në konflikt interesi dhe do flasësh? Veten paç në qafë! Felaj: S'ka nevojë të më bësh ti moral

 

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku këmënbul se Ermonela Felaj është në konflikt interesi për të folur lidhur me inceratorin e Tiranës. Sipas Tabakut. Felaj kur ka qenë ministre e shtetit, nëpërmjet shefes së kabinetit të saj, Rovena Voda (ish zv.ministrja e Brendshme, sot në arrest shtëpie) ka dhënë dakordësinë për procedurat korruptive sipas saj për këtë incenerator.

JoridaTabaku: Po të isha juriste nuk do kisha folur, se ka konflikt interesi, E rëndësime të mos i bëjmë avokati vjedhje. Do të flisni?
Ermonela Felaj: Po
JoridaTabaku: Veten paç në qafë
Ermonela Felaj: S'ka nevojë që të më mbi mua moral, dhe të kërkoni e guxoni e të interpretoni ligjin.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gersi: 11/02/2022 21:04

    Tirana,,durresi, ,,shkodra,,vlora,,korca ,,e kane te DOMOSDOSHME incenetatoret.....disa thone se inceneratoret jane te demshem,,,kjo nuk eshte e vertete,,,me inceneratore punon amerika,,dhe gjermania...

    Përgjigju
  • Nik: 11/02/2022 19:25

    Ku është këtu Inceratori? Inceratori do të thotë djegje e mbeturinave. Puh, puh, puh. Këta jo vetëm vjedhin, por të bëjnë dhe qorr. Ku është SPAK-u?

    Përgjigju
  • Sifi: 11/02/2022 14:59

    Tabaku dhe Lul Basha mire ja bejne Rames dhe PS se i kane lene oa oadi qe ne kohen kur qeverisnin Tirabeb me Rustanin e vjedhhes se zgjedhjeve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille