20 shefa kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision human, në mbeshtetje të qendrës rezidenciale "Rozalba", ku strehohen vajzat e mitura që kanë mbetur jetime apo kanë rënë pre e dhunës. Me mbështjen e “Rotary Club of Lezha” për të dytin vit radhazi kuzhinieret organizuan mbrëmje bamiresie, ku u mblodhën rreth 10 mijë euro.
Keto te ardhura shkojnë për 22 vajzat e qendrës “Rozalba” si dhe për 300 familje në nevojë të cilët do të mbështeten me pako ushqimore për festat e fundvitit. Fteses për të kontribuar iu përgjigjen dhjetëra qytetarë, përfaqësues te isitucioneve dhe të biznesit, ndërsa kjo iniciative synohet të kthehet në traditë.
Drejtuesja e qendres "Rozalba"-s, moter Alma Zogu tha se gjate ketij viti kane pritur 8 raste të reja. Kjo qendër ndodhet në fshatin Gjader të Lezhës dhe është ngritur 9 vite më parë nga Kisha Katolike për të strehuar vajzat e mitura qe kane mbetur pa kujdes prinder si dhe vajzat e abuzuara apo dhunuara.
Shyqyr qe e mesum qe ekzistoka nje qendër ne Gjader te Lezhes,qytetaret jan te painformuar,edhe po te duam te kontribuojmë sa do pak,nuk dimë kujt ja japim
Përgjigju