TIRANË- Votimi i ligjeve në seancën e 7 marsit në Kuvend është anuluar. Pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve, Sekretariati i Etikës, me shumicë votash anuloi votimin, ndërsa ligjet sipas rregullores do të votohen në seancën e radhës plenare, megjithatë pritet një njofim zyrtar.
Në nisje të punimeve në seancën e 7 marsit, prezencën në sallë e konfirmuan vetëm 68 deputetë socialistë, ndërsa kuorumi i nevojshëm për miratimin e ligjeve, sipas rregullores do të duhet të ishte 71, pra më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Pas përfundimit të mbledhjes, deputeti Sajmir Korreshi, e cilësoi si fitorë të vogël anulimin e ligjeve, e shtoi se arroganca se si janë bërë këto votime gjatë gjithë kohës do verifikojmë gjithë votimet e tjera gjatë kohës që kemi qenë në aksionin opozitar
'Me konsensus të 4 anëtarëve, të 4 kanë votuar pro anulimit të votimit të 5 pr.ligjeve të datës 7 mars. Pretendimi ynë gjeti mbështetje. Sot është një fitore e vogël në dukje, por arroganca se si janë bërë këto votime gjatë gjithë kohës do verifikojmë gjithë votimet e tjera gjatë kohës që kemi qenë në aksionin opozitar. Besoj se do jenë në seancën e radhës, kalojnë për votim në seancën e radhës sipas rregullores. I mbetet kuvendit ta caktojë. Nuk mund të ketë në Kuvend egoizëm të tillë nga drejtuesit e seancës të bëjnë atë lloj votimi pa kuorum në sallë.'- tha Korreshi.
Në seancën e 7 marsit u votua zgjatja me 1 vit e afatit të ligjit për investimet strategjike, projektligji për “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit! Bardhi pas Konferencës së Kryetarëve: S’ka munguar pa arsye
26 Qershor, 15:00
-
Tiranë/ Hodhi molotov në protestën e fundit para bashkisë, ndalohet 29 vjeçari (EMRI)
26 Qershor, 11:22
-
Kreshnik Çollaku konfirmon bashkimin me Berishën: Nuk e refuzoj një dorë të shtrirë, ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar
25 Qershor, 09:20
-
VIDEO/ Ndeshja e kombëtares, deputetët ‘braktisin’ seancën! Kuvendi nis me vonesë, s’pati kuorum
24 Qershor, 16:50
-
‘Gruri grumbullohet me 25 lekë, kostoja është më e lartë, Braçe nga Kuvendi: Problem prodhimi dhe jo shitja! Të dënohen abuzuesit
24 Qershor, 15:54
-
Njoftoi largimin, Enkelejd Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të mos qenë më deputet i Partisë Demokratike
24 Qershor, 13:43
-
Basha: Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët si mburojë para drejtësisë, SHBA e Britanisë
23 Qershor, 19:45
-
Mero Baze: Debati mbi protestat 'anti-Veliaj' zbulon axhendën false të opozitës
22 Qershor, 20:36
-
Vula tek Berisha/ Salianji në 'Studio Live': Në tetor mund të kemi zgjedhje të parakohshme! 'Argita në krye?' Çdokush ka të drejtën e kandidimit
20 Qershor, 17:30
-
Opozita nesër protestë para bashkisë së Tiranës, policia përsërit thirrjen për distancim nga dhuna! Bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve
20 Qershor, 12:26
-
Berisha 'non grata' mban vulën e PD-së/ Haklaj: Do ta ankimojmë, Apeli nuk respektoi hierarkinë gjyqësore! Merkoçi: Edhe me vulë Basha s’bëri gjë
19 Qershor, 18:36
-
Grupi i zjarrit
14 Qershor, 15:29