Me maskë oksigjeni e gati duke qarë, mesazhi i artistes Justina Aliaj pasi kaloi rrezikun e COVID: Ju lutem mbani maska, është jeta juaj

TIRANË- Pas rreth një muaji luftë me COVID-in në spitalin Infektiv në Tiranë, artisja Justina Aliaj ka kaluar rrezikun më të madh. Tashmë gjendja e saj shëndetësore duket e mirë dhe për të këtë arsye ka gjetur forcën për të dhënë një mesazh shumë të fortë. "COVID-i nuk është shaka", shprehet Justina, prandaj lutet që të mbahet maska. Me maskën e oksigjenit, në një moment me zë si të mekur nga e qara, ajo thekson se "maska është jeta jonë".

Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, Aliaj rrëfen momentet e vështirë, ditët e gjata me temperaturë 39 e gjysmë, orëve të tëra shtrirë në shtratin e spitalit, e për pasojë nuk i kursen falenderimet për të gjithë që u kujdesën për të, nga mjekët deri te sanitarët.

“Justina Aliaj jam! Sëmundjen që më zuri e kam përballuar jashtëzakonisht vështirë. E përjetova keq, pasi nuk e dija se çfarë ishte kjo diagnozë. Kështu rrodhën ditët, me temperaturë 39 e gjysmë dhe filloi mjekimi intensiv, kisha një kronikë shumë të rënduar. Kjo zgjati ditë e ditë, shtrirë në shtrat sepse nuk isha në gjendje. Kisha këputje të jashtëzakonshme, përjetime të jashtëzakonshme, muskujt sikur ishin shkëputur nga kockat. E vetmja shpresë ishte që më mbajtën gjallë doktorët. I kam në shpirt dhe do i mbajë deri sa të jetojë. Nuk harroj ca më kanë thënë. Më thanë se ‘ti do të dalësh që këtu e shëndosh’. Siç ishte doktor Kalo, që më dha garanci, apo doktoreshë Nevila apo kryeinfermierja. Dhe kam shpëtimtaren time, profesoreshën Najada Çomo. Ajo më fali një jetë të dytë. Këta doktorë e kanë bërë prej vërteti detyrën, i lumtë shpirti. Kaq bukur kanë punuar. Unë nuk mund të lë pa përmendur dhe prapavijën, infermierë e sanitarë. Ju falënderoj me dorë në zemër për atë gatishmëri dhe fjalë të ëmbël, që më shpëtuat, për prapavijën. Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënxyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”, -tha Justina Aliaj.

Justina Aliaj rezultoi pozitiv me COVID më 12 nëntor. Kanë qenë miqtë që bën të ditur lajmin, teksa u lutën për shëndetin e saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 09/12/2020 14:26

    Shyqyr,lajm i mire per artisten Justina Aliaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'