Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin
Egli Proga me gruan dhe fëmijët
Dy fëmijë të vegjël mbetën pa baba. 3 dhe 12 vjeç. I ati punonte nga mëngjesi në darkë. Paradite ishte operator në OSHEE e qytetit dhe pasdite shërbente kafe në një lokal të vogël të marrë me qira. Isha në shtëpinë e tyre sot.
Babait të tyre, Eglit po i ndaheshin të tretat. Njerëz të veshur me të zeza dhe lot në sy. Por lot më therës ishin ata që binin nga sytë e Nazmiut, babait të Eglit. Pranoi ngushëllimet e mia dhe më tha:
“Më ndihmo të paktën ta di pse ma vranë djalin. Çfarë ndodhi atë një orë që unë u largova nga ai?”
Pse u vra Egli?
3 ditë pas ngjarjes të gjithë shprehnin keqardhje për vrasjen e tij, por kur i pyesja për të arrestuarit apo motivet e ngjarjes ngrinin supet.
Çuditërisht në Pogradecin e vogël askush nuk e njihte autorin; nuk dinte asgjë për të.
Biseda me shumë persona rridhte normalisht derisa përmendej ai emër.
Kudo lexohej frikë, burimin e të cilës duhet ta zbulojnë autoritetet, para se ta quajnë “të pakujdesshme” goditjen seri me grusht në kokën e 42 vjeçarit.
Kamerat e kanë kapur Eglin vetëm të gjallë. Ato të lokalit nuk punonin ndërsa të marketit përballë policia nuk po I administronte dot.
Por trupi I pajetë I 42 vjeçarit dëshmonte për çfarë kishte ndodhur. Gjithë ana e majtë e kokës së tij ishte u mbushur me hematoma dhe edema. Buza i ishte çarë. Në trotuarin ku ai qëndroi për minuta të tëra ende pas 3 ditësh kishte shenja të gjendjes së tij pas dhunës.
Si mund t’i them Nazmiut të shkretë se e gjithë kjo ishte një pakujdesi?!
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
66.7%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
16.7%
Vota total: 6
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekpertiza mjeko-ligjore për vrasjen e Egli Progës/ Reagon e motra, Jonida: Nuk tregoi të vërtetën! Akti ekspertimit do ribëhet
6 Shtator, 22:01
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, ekspertiza: Pësoi hemorragji në tru nga goditja me grusht, 42-vjeçari i dehur
6 Shtator, 09:43
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti përplas këmbësoren! 53- vjeçarja transportohet në spital
5 Shtator, 20:42
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen dy makina! Njëra prej tyre përfundon në kanal, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes
2 Shtator, 20:45
-
Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë
31 Gusht, 07:09
-
Pogradec/ Automjeti del nga rruga në fshatin Nizhavec, 38 vjeçari dërgohet në spital
30 Gusht, 18:00
-
“Dhimbje barku, temperaturë, të vjella, dobësi trupore”, fluks i lartë fëmijësh në Pediatrinë e Pogradecit
28 Gusht, 16:12
-
Aksident në dalje të Pogradecit, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi
21 Gusht, 20:14
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht, 13:22
-
Aksident në aksin Lin-Pogradec, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafik-ndarësen
20 Gusht, 17:17
-
Marshim nga sheshi Skëndërbej për Egli Progën, qytetarët kërkojnë drejtësi 'Kundër gangove me pushtet'! E motra: Maskarai që e vrau është trafikant, policia e njeh mirë
19 Gusht, 19:45
-
Nesër marshim për Egli Progën në Tiranë, e motra: Do jem aty jo vetëm për Eglin që na sheh nga lart, por edhe për drejtësinë në emër të tij
18 Gusht, 22:33
Njè autopsi,,,,sjell qartèsi dhe nuk ka nevojè pèr kamerat e objektit pèrballè qè policia "nuk di ti deshifrojè". Problemi mbetet,,,a ka ky vènd specialistè tè pavarur mè apo èshtè katandisur kaposhi njè thelè dhe as qè ia vlen mè as ti dègjosh "specialistèt" qè i shèrbejnè lekut nèn dorè. Dhe ja ku jemi,,,,,nè situatèn ku asgjè nuk ka vlerè dhe kuptim mè,,sepse fillon me marrjen e jetès sè tjetrit ngaqè jeta e shqiptarit NUK KA VLERÈ NÈ VETVETE,,,dhe vazhdon me kalvarin e korrupsionit shtetèror pastaj,,,ku gjèrat nè vènd tè rregullohen e marrin pèrgjigje,,,,mjegullohen dhe zhduken,,,varet se cila palè e interesuar,,,pagojè mè shumè. Tragjedi kombètare??? Jo,,,nuk mjafton kjo fjalè. Èshtè mè keq.
PërgjigjuInformoni, pa komente, pa hartime, pa dizinformime!!!
Përgjigju