Yzeiri: Më në fund viti 2020, i ftohtë, indiferent dhe tallës

Yzeiri: Më në fund viti 2020, i ftohtë, indiferent dhe tallës

Ilir Yzeiri

Kadareja ishte lajmi në këtë fillimviti, por ngjarja që prodhoi ai me njoftimin se presidenti Makron i dha titullin « Oficer i madh i Legjionit të Nderit », u përtyp në Shqipëri si një tekst i njohur, si një gjë e ditur. Në fakt, të gjithë ne që pritëm vitin 2020 nuk duhet të harrojmë se kemi bashkudhëtarë në këtë jetë edhe një nga shqiptarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në fushën e letrave dhe të kulturës. Padyshim më të madhin. Mirëpo edhe kjo përmasë e jetës sonë nuk na lë ndonjë gjurmë të posaçme, sepse u bë kohë që në hapësirën tonë publike ne vendosim lloj-lloj imazhesh dhe indentifikohemi me portrete apo me ngjarje që jo vetëm na largojnë nga arti apo nga kultura, por na bëjnë të ndjehemi si të huaj në këtë vend.

Në çdo fundviti, një pjesë njerëzish ndjekin Festivalin e Këngës në RTSH. Por vitit 2020 na gjeti përsëri me shfaqjen banale, mediokre dhe narciziste të atyre që e kanë gllabëruar atë ngjarje si ata që zënë tokat në bregdet dhe bëjnë me skenën e atij festivali pikërisht atë që bëjnë të fortët në tokat e zanuna. Ndihmojnë që të shkatërrohet edhe më imazhi i kulturës së këtij vendi me protagonistë gjithmonë po të njëjtit njerëz dhe po të njëjtin institucion : RTSH-në. Si një ngushëllim i lehtë ishte një ngjarje tjetër. Karlo Bolino kishte ndërmarrë një nismë modeste : të ritransmetonte edhe njëherë Festivalin XI dhe këtë ngjarje e kishte realizuar me modesti, po me një simbolikë të gjetur: skena ishte salla e mbledhjeve në Bunkart. Pjesëmarrës ishin shumica e atyre që kishin qenë protagonistë në atë ngjarje dhe këngët këndoheshin në play back nga këngëtarë dinjitozë.

E ndiqje me kënaqësi atë shfaqje jo vetëm pse ishte ideaur drejt dhe të sillte ndërmend një ngjarje që shënoi kulmin e një zhvillimi ta caktuar në art, por më shumë për thjeshtësinë dhe finesën. Fjala vjen ajo që prezantonte këtë festival, këngëtarja Marsela Çibukaj ishte jo vetëm e pranushme, e ëmbël, e komunikueshme dhe mjaft e ngrohtë, por ajo, i dha një leksion të mirë atyre që organizuan festivalin në RTSH duke iu treguar se në art duhet të jesh njeri normal, profesionist dhe i përkorë. Nuk ka nevojë të paraqitesh si e ndërkryer, fodulle, egoiste dhe narciziste që t’u tregosh të tjerëve me dhunë se ti je edhe e pasur edhe mendjelehtë.

Viti 2020, sipas disa të tjerëve, është viti i dekadave, në kuptimin se ai është nënfish apo shumëfish i disa viteve të tjera. Në disa analiza thuhej se ky vit të çon në vitin 1860, edhe 60 të tjera na çon në vitin 1920 dhe pastaj 2020. Mund të ketë edhe në Shqipëri njerëz që e kanë kaluar një shekull por që e kanë kaluar duke e llogaritur me 100, pra në mënyrë të rrumbullakosur. Numerologjia është një zbavitje aritmetikore që të shtyn ndonjëherë të filozofosh mbi jetën që ikën. Ne të gjithë harrojmë kohën që rrjedh dhe nëse ata që mbajnë mend vitet ’60 do të kujtoheshin një çast dhe në se do të ktheheshin pas në kohë, besoj askush nuk do ta mendonte se si do të ishte ai dhe vendi i tij në vitin 2020. Është një ndjesi e çuditshme kjo që ti je banor i tokës atëhere kur viti shënon dy 20-a, pra 2020.

Këtë lojë me numerologjinë ta mundëson fillimi i këtij viti sepse në Shqipëri duket sikur ka rënë një paqe mediokre. Luftëtarët e dikurshëm të kauzave të humbura, me Lulzim bashën në ballë ky vit i ka gjetur pak si të çorientuar dhe tani askush nuk është në gjendje të të thotë se çfarë do të ndodhë me PD-në dhe opozitën. Aleatët e saj, apo gaztorët e opozitës, më shumë plotësojnë boshllëkun e lajmeve politike sesa krijojnë ndonjë alternativë.

I vetmi zë serioz ka mbetur Myslym Murrizi i cili që ditën kur deklaroi se nuk do të dilte nga Kuvendi, shpalli se do të luftojë që të ndryshojë ligjin zgjedhor në mënyrë që t’u heqë kryetarëve monopolin nga listat. Batuta e tij e fundit që fajësonte kolegëte tij opozitarë se nuk po tregoheshin konsekuntë me kërkesën për të ndryshuar sistemin zgjedhor, zuri vend në ligjërimin publik dhe shërbeu si një përkufizim i gjetur për opozitën e Astirit, siç e quan ai : « O fol e mbaje! O dh…t e haje.»

Ndërkaq viti 2020 prodhoi dhe një ngjarje që i vuri në provë të gjithë. E kam fjalën për eleminimin spektakolar që i bëri SHBA-ja Sulejmanit, gjeneralit famëkeq që me aktivitetin e tij po kërkonte të ringrinte kordonin shiit të lufëtarëve në Lindjen e Mesme dhe po shpallte dalngadalë se ai mund të përballej edhe me SHBA-të. Kjo ngjarje u bë temë diskutimi në të gjithë botën. Sot është një lehtësi e madhe dhe një luks i madh që të lexosh e të shohësh në kohë reale analiza e kronika në mënyrë që të krijosh ti vetë një ide për atë ngjarje.

Mirëpo, këtu te ne, fshati ynë mediatik riprodhoi edhe njëherë tallavanë e bisedave të mejhaneve të dikurshme ku njerëzit të mbytyr nga tymi i duhanit dhe nga avujt e kahvesë ishin të ndarë në dysh në ata që vajtonin Baba Dovletin dhe një pjesë tjetër që e quante kufomë dhe kalbësirë atë perandori. Edhe tani po e njëjta logjikë. Natyrisht secili ka të drejtë të jetë me kë të dojë dhe të simpatizojë cilindo, vetëm se po të mbajmë në vështrim që jemi në vitin 2020, është e pakuptueshme se si ende nuk dimë të përcaktojnë drejt se çfarë jemi, se Sulejmani dhe gjithë terrositët e tjerë të Lindjes së Mesme që kërkojnë të ndezin flakë atë rajon duke mbajtur gjallë ende konfliktin shiitë-sunitë apo duke krijuar shtete monstra si ISIS, nuk kanë të bëjnë me shqiptarët.

Secili është i lirë të konvertohet me cilindo besim që ai do, por mediat publike e kanë për detyrë që kurrë nuk duhet t’u ofrojnë hapësira atyre që adhurojnë armiqtë e SHBA-ve dhe të Perëndimit. Në një rast si ky, unë do të kisha preferuar të dëgjoja specialistë të Institueve të Sigurisë Kombëtare, diplomatë apo profesorë.

Mirëpo, shqiptarët, natyrisht jo të gjithë por ata që i japin zë vetes në publik, nuk e kanë për gjë që kur gjykojnë të tjerët dhe botën e paraqesin veten si të ishin kërthiza e planetit apo sikur në këtë botë janë vetëm ata dhe të tjerët nuk dëgjojnë e nuk dinë. Në këtë kuptim viti 2020 më duket tallës sepse edhe këtë vit e nisëm me ndjesinë se megjithëse tani jetojmë në një botë ta hapur me një pafundësi mundësish për t’u informuar e për të kuptuar veten dhe botën, përsëri ne vijojmë të gjykojmë e të arsyetojmë sikur të ishim të rrethuar me muret e trasha të injorancës e të padijes.

Nuk e mbaj mend ku e lexova, por nga gjithë sa u folën për ngjarjen e Sulejamnit, më ka mbetur në mendje një fakt. Kryekomandanti i superoqeanikut « Truman » është një iranian i natyralizuar si amerikan, familja e të cilit ka emigruar në Amerikë pas revolucionit iranian që rrëzoi shahun dhe nënkontraktori amerikan që u vra nga Sulejmani ishte një iraken i natyralizuar si amerikan.

Kjo është Amerika. Ndërsa debatet në Kongresin amerikan dhe beteja për ta larguar z. Trump nga Shtëpia e 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën