“Parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin që mbështet hapjen e dosjeve sekrete të epokës komuniste për të gjithë njerëzit që janë spiunuar”,- kështu e filloi artikullin e saj gjigandi britanik BBC, për të vazhduar më pas me informacione të përgjithshme rreth regjimit komunist në Shqipëri
"Policia shkatërroi shumë dosje , por të tjerat që kanë mbetur do të zbulojnë disa sekrete të errëta. Ish- bashkëpunëtorët e regjimit gjithashtu do të kenë qasje në dokumentet e mbijetuar. Ekspertët vlerësojnë se të paktën 7.000 kundërshtarë të regjimit u vranë dhe më shumë se 100.000 u dërguan në kampet e punës . Kushtet e vështira atje shpesh kanë rezultuar fatale. Ligji i ri - i miratuar me 84 vota pro dhe 22 kundër - ndalon ish-anëtarë të Sigurimit nga mbajtja e posteve publike në të ardhmen."- përfundon BBC.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
