Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së

Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së

Sali Berisha

Thuajse pa mbështetje ndërkombëtare, PD po përpiqet që në muajt e fundit para fushatës të gjejë ndonjë deklaratë për të qenë në linjë me kauzën kryesore të saj: lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës.

Këtë nuk e arritën dot as në mbledhjen e Partive Popullore Europiane, ndonëse rezoluta për Shqipërinë përfshinte problemet me qeverisjen, por asnjë fjalë për Sali Berishën.

Burime të VNA bëjnë me dije se në hartimin e deklaratës së PPE ka qenë ndikimi dhe lobimi i përfaqësuesit grek Thanasis Bakolas, i dërguari i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis. Ky i fundit prej kohësh është përpjekur t’i “prishë” punë Edi Ramës për shkak të çështjes Beleri.

Në fakt, në deklaratën për Shqipërinë, pavarësisht dëshirës dhe këmbënguljes së Albana Vokshit dhe Oerd Bylykbashit, nuk u përmend as emri dhe as burgosja e Sali Berishës. Në një rast të ngjashëm, nuk u përmend as Beleri. Mesa duket, përfaqësuesi i Micotaqisit nuk ia ka dalë t’i bindë kolegët europianë për të evidentuar Berishën dhe Belerin si probleme të drejtësisë së re.

Edhe këtë herë, çështja e Fredi Belerit i ka ardhur në ndihmë apatisë së opozitës, duke u përpjekur pa sukses të ndërkombëtarizojë burgosjen e Sali Berishës.

PD nuk ka arritur asgjë konkrete që mund ta ndihmojë në rrugën e saj dhe strategjinë e saj në mbrojtjen e Berishës dhe halleve personale të tij dhe të familjes së tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?