Meloni për paktin me Ramën: Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët

Meloni për paktin me Ramën: Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët

Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e firmosur me kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sa i takon qendrave të emigrantëve. Meloni në media sociale shkruan se e majta italiane po bën gjithçka që ky pakt të dështojë, por pa sukses.

“Falë punës së mirë që ne po bëjmë, numri i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet italiane vijon të ulet. Krahasuar me një vit më parë, kemi 60% më pak azilkërkues. Këto shifra do të vazhdojnë të përmirësohen. Kënaqësia më e madhe për mua është arritja e marrëveshjes me Shqipërinë. E dini që një pjesë e atyre refugjatëve që synojnë të zbarkojnë në Itali do të përfundojnë atje. A ju kujtohet që kur e nisëm këtë iniciativë novatore, shumë njerëz bërtisnin se po bënim një skandal, se po shkeleshin parimet e shtetit ligjor nga një qeveri fashiste dhe raciste.”- tha Meloni.

Sipas Melonit, Italia me modelin e ri të transferimit të refugjatëve në Shqipëri, po i jep një leksion të gjitha vendeve të tjera.

“Fatmirësisht, së fundmi gjithsej 15 nga 27 shtete europiane, pra shumica e vendeve anëtare të BE-së, kanë nënshkruar një letër ku e këshillojnë Komisionin Europian, ndër të tjera, që të merret si model marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Në atë letër thuhet tekstualisht se duhet të krijohen struktura pritëse si ato për refugjatët që Italia po ngre në Shqipëri. Pavarësisht përpjekjeve të së majtës për të dështuar iniciativat tona për të përballuar emigracionin ilegal, Italia po triumfon duke ju dhënë një mësim të gjitha vendeve të tjera.”- tha ajo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

VENDIMI: Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani (DOKUMENTI)

VENDIMI: Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani (DOKUMENTI)