TIRANE-Ka hyrë sot në fuqi ndryshimi në ligjin për sekuestrimin e pasurive të krimit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara kalon zyrtarisht nga Ministria e Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme. Kjo agjenci tashmë do të marrë në ngarkim edhe provat materiale, përveç pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë apo me urdhra administrativë.
Gjithashtu ndër të tjera synohet administrimi i pasurive të sekuestruara vite më parë. Sipas ligjit të miratuar qëllimi është miradministrimi dhe përdorimi sa më efiçent, efektiv dhe ekonomik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë ose pasurive të sekuestruara nga organet administrative, rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme dhe kompensimi financiar i viktimave të krimit.
Agjencia, në muajin janar të çdo viti, i paraqet Këshillit të Ministrave dhe komisionit përgjegjës për çështjet ligjore të Kuvendit, nëpërmjet ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, raportin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara përgjatë vitit pararendës, sipas këtij ligji.
Ndryshimet në këtë projektligj, që u kthye në ligj u realizuan në kuadër të paketës “Anti KÇK”, të cilën kreu i shtetit Ilir Meta e riktheu për rishqyrtim në Kuvend, pasi sipas tij ka shkelje të rënda dhe nuk është urgjente.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.4%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1224
Lajme të tjera
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president
24 Prill, 13:54
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus
24 Prill, 08:47
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02