Prokuroria e Lezhës ka dyshime se urdhri për favorizimin e djalit të Tom Doshit, James Doshi, pas aksidentit në datën 17 mars, kur goditi makinën e biznesmenit Viktor Jushi dhe bashkëshortes, u dha nga krerë të policisë vendore. Për këtë, si pjesë e hetimeve të procedimit penal regjistruar për këtë arsye, të martën e 23 prillit, Report Tv mëson se në prokurori është marrë në pyetje kryepolici i Lezhës, Alfred Elezi.
Drejtori Elezi mësohet se ka dhënë shpjegime para prokurorit Sabri Kastrati dhe 2 oficerëve të policisë gjyqësore për rreth 2 orë. Organi i akuzës ka dyshime se ka qenë pikërisht Elezi, drejtuesi që përmes një telefonate ka ndërhyrë te shefi i qarkullimit Ismet Sula, për të favorizuar djalin e Tom Doshit, por kjo pritet të vërtetohet ose të hidhet poshtë edhe pas ekzaminimeve të tabulateve telefonike.
Krahas procedimit për shpërdorim detyre, pritet të regjistrohet dhe akuza e ndikimit të paligjshëm, kjo në varësi të vijimësisë së hetimeve dhe provave që prokuroria do të arrij të sigurojë për rastin.
Ndërkohë, burime pranë akuzës Lezhë bëjnë me dije se me vendim të prokurorit është vënë në sekuestro edhe makina tip "Lexus" e James Doshit, me të cilën shkaktoi aksidentin në datën 17 mars. 24-vjeçari po lëvizte me makinën e tij në superstradën Lezhë-Laç, kur goditi nga mbrapa makinën tip “Benz” të çiftit të bashkëshortëve Jushi, duke i shkaktuar dëmtime Lize Jushit.
Pas kësaj, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Doshi është favorizuar nga shefi i qarkullimit Ismet Sula, i cili e la të largohet nga vendi i ngjarjes. Pas hetimeve, Sula u pezullua me vendim të Gjykatës së Lezhës, ndërsa më pas nisi hetim disiplinor edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.6%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1619
Lajme të tjera
-
Pse u lirua vëllai i deputetit socialist? Zbardhet vendimi, Prokuroria pa prova se foli me të arrestuarit për drogë
4 Maj, 10:57
-
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:44
-
Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit! Telat e energjisë rrezik për fëmijët dhe qytetarët
3 Maj, 09:38
-
"Logjikën tënde e ka një fëmijë kopshti", Pjerin Ndreu nervozohet me këshilltaren e PD-së, që e akuzoi për tenderat: Shko në SPAK!
2 Maj, 16:07
-
Këngëtarja e muzikës popullore, Liri Rasha ndez sallën, me koncertin recital në Lezhë
2 Maj, 13:46
-
VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar
1 Maj, 16:45
-
Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje, drejtori i IMT Kurbin mbetet në burg! Gjykata lë në fuqi pezullimin e inspektorëve
1 Maj, 12:40
-
Operacioni 'Flakë në det', SPAK arrestohen edhe 3 pjesëtarë të grupit të Gëzim Çelës, në kërkim mbetet ‘Kapelja’ (EMRAT)
1 Maj, 10:09
-
Sekuestrohet prona e 'baronit të drogës' në lagunën e Patokut! Ndërtesa pa leje e Gëzim Çelës çon pas hekurave zyrtarët e IMT-së
30 Prill, 11:01
-
Ndërtimet pa leje në Patok, arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, pezullohen inspektorët! Arrest shtëpie ish-kryeinspektorit të IKMT Lezhë (Emrat)
29 Prill, 11:00
-
‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova
28 Prill, 18:23
-
VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shëngjinin plot me pushues! Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë
28 Prill, 14:26
Fred elezi esht hajdut xhepash zot e merr vesht sesi esht katapultu drjetor policie
Përgjigju