Një 22 vjeçar nga Durrësi është marrë peng nga dy persona në Tiranë. 

I riu K.K, banues në Durrës, është marrë me forcë dhe kanosur nga E.M, banues në Xhafzotaj dhe A.U, 35 vjeç.  

22-vjeçari ka kallëzuar dy autorët në komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Menjëherë pas kallëzimit, policia vuri në pranga shtetasin A.U, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, E.M. 

Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com