Mesazhet e ambasadores Kim, për kundërshtarët e reformës në drejtësi

Mesazhet e ambasadores Kim, për kundërshtarët e reformës në drejtësi

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka dhënë ditën e sotme të parën intervistë që pas ardhjes së saj në Tiranë. Në intervistën e dhënë për gazetaren Ilva Tare, në ”Euronews Albania”, ambasadorja Kim i ka dhënë disa mesazhe të forta politikës dhe Gjyqësorit në Tiranë, ku në nëntekstin e gjuhës së saj diplomatike, dukej që mesazhet më të forta ishin për opozitën. Ambasadorja e SHBA në intervistën e saj theksin e vuri tek reforma në drejtësi, ku si një përgjigje për të gjithë ata që e sulmojnë, duke filluar nga PD-LSI e deri tek Ilir Meta, ajo u shpreh qartë se rezultatet e kësaj reforme janë reale dhe se SHBA e sheh si përparësi në Shqipëri këtë reformë që të shkojë deri në fund, pavarsisht stërkëmbëshave. ”Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh. Por ajo që mund të them është se do të bëj përpjekjet e mia më të mira; kushdo rreth meje do të bëjë më të mirën dhe tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet”, theksoi ambasadorja Kim.

Ambasadorja ishte shumë e prerë dhe e bindur kur tha për reformën në drejtësi se  ”Mendoj se ka shumë që nuk e duan. Unë punoj me një gamë të gjerë njerëzish dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.” Edhe pse pa thënë emra, mesazhi i diplomates së SHBA ishte i qarte dhe me siguri nuk i ka bërë të ndihen mirë as opozitën, as Ilir Metën. Mesazhi i saj se në Tiranë SHBA e ka bërë ndarjen në pro dhe kundër reformës, ishtë një sinjal i fortë për ata që deri sot i kanë vënë stërkëmbësha dhe e kanë sulmuar vazhdimisht. Emrat e tyre nuk kishte pse t’i thoshte ambasadorja, sepse përgjigja për to i vjen secilit natyrshëm.

Mesazhi tjetër i fortë i Kim ishte sa i përket çështjes së Dvoranit dhe sulmeve nga Meta dhe opozita. Ambasadorja Kim, theksoi se pavarsisht se është një gjë e mirë të pyesësh ndërkombëtarët, në finale vendimi duhet të jetë i pandikuar dhe me integritet nga organet vendase. Pra, institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen dhe të flasin me gojën e tyre, të ecin vetë.  Ambasadorja ishte e qartë kur u shpreh se ”Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të jashtëm që të ndërhyjë në procesin vendimmarrës. Sigurisht, siç e thashë më parë, cilido është i lirë të shprehë mendimin e vet; unë mund ta shpreh, ti mund ta shprehësh, cilido mundet. Por në fund të ditës, vlera e një gjykate në këtë kuadër të reformës në drejtësi është që ato të funksionojnë me pavarësi dhe integritet.”

Këto mesazhe të ambasadores së SHBA sot ishin një shkundje për ata që nuk duan reformën në drejtësi dhe një konfirmim i besimit të qytetarëve se SHBA është krah tyre dhe shtetit të së drejtës, pavarsisht punës intensive nga ATA që nuk e duan të mbaruar reformën në drejtësi. Mesazhet e sotme duhen lexuar me kujdes nga ata që janë kundër reformës, që nesër të mos jetë shumë vonë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 13/05/2020 11:41

    Eshte bere zakon nga politika , kur ka dicka qe nuk shkon , duhet me pa tjeter , dhe gjejne plangprishesin , atje ku nuk eshte . Po cili e ka ate mundesi , qoft politika qoft institucionet , qoft intelektualet , te demtojne procesin e vetingut ne drejtesi ?.Asnjerit nuk i jepet mundesia per ta penguar , pervec dobesise se atyre qe e zbatojne . Mungesave dhe papergjegjshmerise se tyre , ju duhet nje apo disa armiq , prandaj fantazojne , majtas e djathtas , se kujt ti veshin mantelin e turpit . Nuk mund te perparojme duke bere pune ne hava .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'