Mesazhe të publikuara nga një grup në Telegram, ku duket se komunikojnë persona të përfshirë në drejtimin e marshimeve të protestës, hedhin dritë mbi mënyrën se si u organizua zhvendosja e turmës drejt Komisariatit nr. 3, ku mbaheshin të arrestuarit pas dhunës së të enjtes para Kuvendit.
Në bisedat e publikuara, pjesëmarrësit diskutojnë për lëvizjen e protestuesve drejt komisariatit, ndërsa në disa mesazhe shfaqen thirrje për presion dhe përshkallëzim, me qëllim lirimin e të ndaluarve.
“Po te 302. Sot mendoj me e përdor turmën si duhet, mee ik te 302 i nxjerrim çunat direkt”, shkruhet në një prej mesazheve, duke iu referuar zonës së Komisariatit nr. 3.
Në një tjetër mesazh, një pjesëmarrës sugjeron alternativa më të forta veprimi: “Ose bllokojmë rrugë, ose hyjmë sot se jemi mijëra…”.
Mesazhet tregojnë edhe përplasje mes atyre që kërkonin përshkallëzim dhe atyre që paralajmëronin kundër dhunës. Në një mesazh të fiksuar në grup thuhet: “Shiko disa sot janë me maska në protestë, distancohuni nga veprime dhune…”. Ndërsa një tjetër pjesëmarrës shkruan: “Edhe me dhunë nuk fitojmë gjë”.
Megjithatë, në bisedë shfaqen edhe qëndrime që kërkojnë rritje të presionit ndaj institucioneve. “Diçka duhet të bëhet ose dikush të dali në krye, ose të bllokohen rrugët komplet”, shkruhet në një prej mesazheve.
Këto biseda vijnë pas protestës së së premtes, e cila u përshkallëzua para Komisariatit nr. 3, ku një grup protestuesish thyen xhamat dhe tentuan të hynin brenda ambienteve të godinës. Policia ndërhyri më pas për shpërndarjen e turmës, ndërsa pati edhe efektivë mbetën të dëmtuar.
Mesazhet e publikuara shtojnë dyshimet se zhvendosja drejt komisariatit nuk ishte një lëvizje spontane e turmës, por ishte diskutuar dhe orientuar më herët në grupet e komunikimit të protestës. Në qendër të debatit mbetet pyetja nëse marshimi u organizua si presion politik për lirimin e protestuesve të arrestuar, apo nëse brenda tij pati edhe thirrje të qëllimshme për përshkallëzim.
/Tema/
Komente










Edhe i ha edhe i djeg !!!!!
Përgjigju