Partia e Lirisë dhe PD e Demokratëve Euroatlantik e Lulzim Bashës janë shprehur kundër importiti të mbetjeve në Shqipëri.
Në një deklaratë për media, nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho është shprehur se ligji për të legalizuar biznesin e plehrave duhet që të ndalohet.
Ajo tha se ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve nuk sjell asgjë të re.
“Ligji për të legalizuar biznesin e plehrave duhet ndaluar me çdo mjet! Shqipëria nuk do të kthehet në koshin e mbetjeve të qeverisë, që ka prioritet plehrat. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik ligjin e ri për importin e mbetjeve. Ky ligj që duket qartë se është i porositur, si shumë ligje të tjera që qeveria i ka qepur si kostum për klientët e saj dhe ka nxituar t’i kalojë me shpejtësi, duke injoruar kundërshtimet e opozitës dhe shoqërisë civile. Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve ka qëllim të vetëm të qeverisë Rama: biznesin me plehrat”, tha ajo.
Ndërkohë, edhe zëdhënësja e PD e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri.
Karabina sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit.
“Impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, pavarësisht se kanë harxhuar miliona euro dhe vazhdojnë duke e rritur koston financiare, tashmë janë kthyer në rrezik të madh mjedisor duke ndikuar drejtëperdrejtë në shëndetin dhe jetën e qyetarëve. Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes”, tha ajo.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Dhjetor, 11:46
Shpallja e pluralizmit në Shqipëri në 1990, kush e ka meritën e vërtetë?
-
Studentët
79.1%
-
Sali Berisha
5.8%
-
Të gjitha bashkë
15.2%
Vota total: 468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Dashtë zoti që Rama mos të provokojë zgjedhje të parakohëshme!
9 Dhjetor, 17:12
-
Kreshnik Spahiu: Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
9 Dhjetor, 17:09
-
Kërkesat e PD për buxhet shtesë në 2026, 42 amendamente nga PD
9 Dhjetor, 16:45
-
8 dhjetori/ Arben Meçe për Report Tv: Berisha s’ka lidhje me atë lëvizje, e solli Ramiz Alia nga Italia për ta sfumuar! Studentët e përjashtuan
9 Dhjetor, 16:18
-
PL kërkon uljen në 5% të TVSH-së për produktet e shportës! Blushi: Mendoni për njerëzit! PS: Rritëm pagat dhe pensionet! Pr.ligji rrëzohet me votat e socialistëve
9 Dhjetor, 15:28
-
Formacion i ri politik? Yzeiri për Report TV: Salianji provoi që fryma opozitare s'është shuar! Nëse vijon me takime të mëdha, do mbushë sheshet plot
9 Dhjetor, 14:14
-
Mbledhja e grupit të PS, ministri Gogu: Për Ballukun qeveria do bëjë atë që do vendosë ‘Kushtetuesja’! Veprimet e Salianjit të lavdërueshme
9 Dhjetor, 11:35
-
Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down: Punë e papaguar që shteti duhet ta mbështesë (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:59
-
Çim Peka sulmon Flamur Nokën: Nuk ka nivel intelektual, ka kërcitje të madhe me Sali Berishën
9 Dhjetor, 10:09
-
Foltorja, Salianji në Report Tv: S’po bëj gjueti shtrigash, Rama nuk largohet me muzikë në shesh! Nuk mohon kandidimin për kryetar të PD
8 Dhjetor, 22:32
-
Pr.buxheti 9.2 mld euro, deputeti Bozdo: Nuk është me këmbë në tokë, s’mbështet prodhimin vendas! Debat për pensionet
8 Dhjetor, 21:34
-
PD protestë në Ditën e Rinisë/ Analisti Merkoçi për Report Tv: Pa të rinj, fyerje për lëvizjen e 8 dhjetorit! Berberi: Berisha të reflektojë
8 Dhjetor, 20:20