Meta: Të pres nesër që më 5 të mëngjesit! Rama: Jam i zënë, kemi zgjedhje...se ç'pres tjetër çmenduri-Letra

Meta: Të pres nesër që më 5 të mëngjesit! Rama: Jam i zënë, kemi zgjedhje...se ç'pres tjetër çmenduri-Letra

Kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe letra

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta u ka dërguar nga një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ku i fton nesër në takim për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike. Në letrën që ka zbuluar vetë kreu i qeverisë, Presidenti i shkruan se është në gatishmëri për të pritur kryeministrin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të mesditës në zyrën e tij.

E ndërsa Lulzim Basha ka pranuar ftesën, përgjigja e Edi Ramës ka qenë e prerë 'Kemi zgjedhje, jam i zënë'. Kryeministri thotë se ndodhet në fushatë sipas dekretit presidencial ku 30 Qershori është përcaktuar si datë zgjedhjesh. "Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim" shkruan Rama në një postim në Twitter, shoqëruar me letrën që i ka dërguar Meta.

Në një reagim të dytë në Twitter Rama thotë se pret që pas anulimit të zgjedhjeve Meta të bëjë një tjetër çmenduri, por cilado qoftë ajo, të cilën Rama nuk e përmend, këmbëngul se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor. Kreu i qeverisë shprehet se me Metën do të flasë vetëm pas 30 Qershorit.  "E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor", shkruan Rama.

Pas përgjigjes së kryeministrit, Presidenca ka reaguar sërish duke theksuar se takimin me liderin e PD-së e ka fiksuar në orën 09:00, ndërsa kryetarin e PS-së thotë se do ta presë sërish që të gjejë kohë në harkun kohor të përcaktuar. "Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë".

Dy janë hipotezat, ose Presidenti të shpallë datë të re zgjedhjesh ose të shpërndajë parlamentin, por të dyja janë antikushtetuese. Në kushtet kur Kolegji Zgjedhor la në fuqi 30 Qershorin, një tjetër datë e re zgjedhjesh do të ishte antikushtetuese. Po ashtu, Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri. Vendi ndodhet në një krizë të thellë, pasi Presidenti Ilir Meta në datë 10 Qershor zhdekretoi datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, pasi opozita e bojkotoi procesin dhe vijoi protestat. Por Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve duke lënë në fuqi datën 30 Qershor.

Shumica vijon përgatitjet dhe shprehet e vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve lokale ditën e diel. Ndërsa opozita ka ngritur strukturat dhe përgatitur skenarin për protesta nga dita e nesërme deri në 2 korrik që synojnë bllokimin e procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të mbrohet procesi zgjedhor dhe që shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në organet e qeverisjes vendore.

Përgjigjja e Kryeministrit Rama ndaj letrës së Presidentit Meta

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakopi: 27/06/2019 09:27

    Nje pyetje e vetme qe nuk merr dot pergjigje eshte cka nese ne keto votime (se si duket zgjedhje nuk do te jene) me date 30 Qershor, nuk dalin me shume se 30% te votuesve qe jane ne lista votimi. A do konsiderohen valide keto votime, dhe cka ndodh me pastaj. Gjithashtu nese do te kete “sulme” e “venie flake” e ndoshta edhe me rende (e qe duket se do te kete), cka me pastaj. Po hajde edhe qe PS -ja do fitoj keto votime, pra i merr te gjitha votimet - cka pastaj - do jete si ne 1948 apo si? Cfare te mire do kete Shqiperia dhe Shqipetaret edhe nese shkohet me keto votime dhe kryhen si te tilla pa asnje kandidate te opozites? Si duket per keqardhje jane duke vene Inatin para Interesit te dyja palet, dhe me siguri se do te kete nje fund me pasoja serioze. Ne fund te fund nuk do te kete fitues - te gjithe do jene humbes..

    Përgjigju
  • ujku plak: 27/06/2019 07:07

    “Sala eshte ne vjene”, thote shtypi. I paska dhene urdhrat per vrasje plaku maskara dhe iken per te krijuar alibi. Nese pas pak ditesh do themi me te drejten e zotit “ai eshte organizator i dhunes, nxites i vellavrasjes, sabotator i zgjedhjeve”, plaku i pergjakur e ka krijuar tashme legjenden e pafajesise per syte e botes. Do bejne be e rrufe pjeshkat e pd-se “nuk ishte ketu plaku, edi e vrau popullin”. Sala ka shkuar ne vjene vetem per te hedhur mesazhe gjakesore dhe helm nga nje distance e sigurt!

    Përgjigju
  • ALBAN: 27/06/2019 01:55

    Po ky para pak javesh kur e pyesni gazetaret pse nuk nderhyn per zgjidhjen e krizes thoshte se ai i ka bere te gjitha veprimet dhe ska se cfare tjeter te beje . Tani qe arritem deri ne kte gjendje dhe disa dite para zgjedhjeve i lutet dhe qenka i gatshem .... Kjo eshte katastrofe.

    Përgjigju
  • Titi: 27/06/2019 01:42

    Kemi mbetur ne dore teketyre qe na kane hipur ne kurriz dhe po tallen me ne, nga Meta e Rama tek Veliaj e Basha. Kur do te na vije mendja ne si popull?

    Përgjigju
    • Titi: 27/06/2019 10:08

      Bravo. Vetem popull ska

    • adamo311: 27/06/2019 03:53

      Titi: Une jam me ty, qe ne mesin e tyre jan persona qe tallen me popullin! Por per mendimin tim, ti perzien "mollat me dardha"!!! Ti ma sqaro mua:Nese nje person (kushdo qofte)sulmon organet shteterore (pra tere popullin) nuk do te tolerohej, ne fakt se si ata sillen kundrejt policise (molotow cocktail), ne c`do shtet do te ekzekutohesh!!! Por nese te njejtit KRIMINEL sulmojn shtetin, por kesaj radhe mshifen prapa nje partie, duhet te tolerohet, d.m.th. KRIMI RELATIVOHET!!!??? Prandaj nese tolerohen kriminelet, eshte vetem cèshtje kohe, kur te njejtit kriminel do te luftojn ty, mua,..., pra secilin!!! Keto gjera ni meson e kaluara (historia), cèshtja eshte se si populli i percepton gjerat! Pershendetje.

  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 00:39

    Cdo gje qe ben presidenti Meta duket sikur eshte ne sinkron me Lulzim Bashen. Rastesi ?

    Përgjigju
  • Haxhiu: 27/06/2019 00:30

    REFUZIMIN PER DIALOG ME PRESIDENTIN ESHTE GABIMI ME FATAL I ED RAMES QE PO DUKET SHESHIT QE TA COJE POPULLIN NE KONFLIKT TE ARMATOSUR . JAM I QARTE SE DO TA VEJE ED RAMEN PERPARA PERGJEGJESISE SI ACARUES POLITIK DUKE PERDORUR BULLING SHQIP TALLJE DHE SI RRJEDHOJE HAPJEN E NEGOCIATAVE ME KRIMINELET PER LUFTE ME OPOZITEN

    Përgjigju
    • 007: 27/06/2019 07:23

      Ky eshte presidenti yt i dashur mund ta mbash .Ky palo presidentka treguar me dhjetra raste qe nuk perfaqeson unitetin e popullit.Ky esht kryeopozitar.Se ka dorezuar akoma teseren e psrtis.Po nenshkruan fundin e tij te turpshem.

    • Pergjigje: 27/06/2019 01:16

      Asnje merak te mos kesh or mik! As ti askush tjeter. E verteta eshte kjo 1. Kryehajduti qe kemi krye gjithe kete sforco deri shtunen darke e ben jo per popullin por vec per kandidatet dhe banditet qe ka rrotull. 2. Fatin tone si komb e kane dore fuqite e medha te cilat sdo lejojne keto palo votime dhe aq me pak jete njerezish te humbura. 3. Shume shpwjt spaku dhe bkh fillojne arestimet me ne krye kryebanditin e shpuren e tij dhe pa humbur kohe me pas shume isha majtas e djathtas ne qender e kudo. Kam shume shprese dhe jam i bindur. Ketyre do ju vije nje fund i tmerrshem ndaj sdine cbejne jane perhumbur deri ne ekstrem.

  • Justice: 27/06/2019 00:00

    Do ishte me e udhes ti kthesh pergjigje zyrtare me shkrim.perse se ben?Apo nuk e njeh institucionin e presidentit?!Me kete veprim tregon qe je nje diktator.Kjo arrogance do te coj ne nje humbje,dhe do lind mundesia per çakenjte qe ke perballe,qe nga likja,mona,luli e me radhe.

    Përgjigju
  • Mela: 26/06/2019 23:22

    Nuk e do populli ate hajdut me bllok President eshte I 1 aneshem

    Përgjigju
  • Populli: 26/06/2019 22:54

    Me siguri komplot per te shantazhuar ne mos azgjesuar kryeministrin nga krimineli me i madh qe ka njohur ky vend Ilir Meta!

    Përgjigju
  • Alboz: 26/06/2019 22:49

    O flori, po ti sikur the që po nuk hoqi dorë Rama nga 30 Qershori, nuk do ta ftosh për bisedë. Po tani çu bë? Pse ndrove mëndje? Apo e pa fallxhorja në filxhan? Ajde o flori ajde... fillo të numurosh ditët. Ti dhe turi-deri që ta ka bërë 8 me 2. Til tak tik tak...

    Përgjigju
  • Cubel breca: 26/06/2019 22:32

    Ca lojnash ben budall.Ku ishte deri tani ky ushtari i sali qenit???????????????? Ka 9 muaj qe ka nxjerr dekretin per dt.30 qershor.Ky ti bej thirrje buces se vet,se ka 2 vjet qe si bindet dhe cdo gje shkon sipas interesse te kombit.Tani ka koh edhe tallet 72 ore para zgjedhjeve ben thirrje per takim.Ca injorance,kujton se do shpetoj duke mbuluar diellin me shoshe.!!!!!!!!!!!Nuk ka gje te te shpetoi me keto qe ke ber..Jeni kthyer ne band zjarrvenese bashk me opoziten shkaterrimtare.

    Përgjigju
  • toni: 26/06/2019 22:31

    pse ne oren 05 apo ateher e pi kafen fallxhorja

    Përgjigju
  • BERBER MARTENITETI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 26/06/2019 22:18

    O ilir floriri tani të erdhi veza në byth o ilir me bllok në dor. Po ska lojra kalamanjsh e ti je dhe shum i pa bes e shum maskara. Ti do pendohesh keq për çfar ke bër në jet nuk është pasuria që e bën jetën e njeriut po është ndershmëria. Asnjë njeri në ktë planet nuk do mari gjë me vete. Po ti ke shum gjynahe për ti paguar këti populli. ZOTI MART HAK KARSHI JUSH SE ÇFAR I KENI BËR KËTI POPULLI.

    Përgjigju
  • LORA: 26/06/2019 22:13

    Faleminderit zoti Kryeminister. Fake-presidenti i molotovit mbi kohezionin dhe aspiraten europianizuese te Popullit Shqiptar duhet injoruar. Per te duhet te flase vetem procedura ligjore parlamentare e shkarkimit,pa vonesa. Qofte e bekuar Reforma fundamentale ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • Miti m.ti: 26/06/2019 22:04

    Hajde o president. Dite per dite xhevahire nxjerr nga goja. Takim ne 5 te mengjesit. Pse ca do beni, do vini te vidhni miser? Apo do ta gjesh pergjumesh Ramen mase i merr ndonje firme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH