Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka bërë zakon tashmë që ta nisë ditën duke bërë palestër. Meta ka publikuar një video teksa ushtrohet me pesha të rënda duke stërvitur krahët.

Ndërkohë që në sfond ka vendosur këngë ‘Për ty Atdhe’, këngë me të cilën do të nisë punimet Konventa e Partisë së Lirisë më 27 prill në orën 11:00.

‘Për ty Atdhe’, nuk është vetëm këngë dhe frymëzim për Partinë e Lirisë është Program dhe Betim, për 4 milionë shqiptarë plus’- shkruan Meta.