Meta: I bindur për një rezultat pozitiv të ASHE në zgjedhjet e 21 qershorit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e së martës në një intervistë televizive se është i bindur për një rezultat pozitiv të Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e 21 qershorit.
Duke folur për pritshmëritë në këto zgjedhje, Meta u shpreh se, "Pritshmëritë e mia janë nga produkti që do sjellë reforma territoriale, sesa rezultati i zgjedhjeve. Këto nuk janë zgjedhjet politike, por lokale. Duam të shohim çdo bëjnë bashkitë, dhe të shohim zhvillimin strategjik të bashkisë sidomos në rritje në e punësimit.
Lidhur me qasjen e opozitës për këto zgjedhje, e cila shprehet se këto janë zgjedhje kundër qeverisjes, Meta tha se, "Ky është mendimi i opozitës, Opozita kërkon ta trajtoje politikisht, dhe ky është gabimi i saj. Ajo i sheh jo në funksion të zgjidhjeve, por të qytetarëve. Qytetarët janë të interesuar që bashkitë të bashkëpunojmë me qeverinë që të zgjidhen problemet e tyre.
Duke folur për koalicionin e gjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Meta u shpreh se, "Koalicioni ynë nuk është i shtuar për shkak të faktit se jemi në një garë mjaft rivalizuese dhe çdo votë ka rëndësinë e vetë. Por në demokraci edhe kur ndihesh më i fortë se rivali, është vlerë kur tregon respekt maksimal edhe ndaj një vote të vetme".
Lidhur me arsyet e dhënies së pëlqimit të tij për kandidatin e së majtës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, Meta tha se, "Kemi qenë të hapur për çdo kandidat. Veliaj ishte një prej tyre, ka qenë i suksesshëm si ministër në këndvështrimin tim. Ka hedhur themele të rëndësishme. Absolutisht ka bërë përpjekje të mëdha për të rritur fondin për punësimin, i cili është shumëfishuar. Është njeri me energji, i përkushtuar". (vijon) /atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër