Meta: Demokracia pas 25 prillit më e mirë se ajo e para zgjedhjeve! Opozita të bëjë atë që i takon në Kuvend! Dekretimi i Qeverisë? Më detyron Kushtetuta

Duke folur për situatën politike në vend, presidenti Ilir Meta nga Korça tha se me kthimin e opozitës në parlament, demokracia është në gjendje problematike, por më mirë se para 25 prillit, që sipas tij ishte katastrofike.

Opozita, tha Meta, duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament që institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë Kushtetutën.

Sa i përket dekretimit të qeverisë "Rama 3" disa ditë më parë, presidenti tha se ishte i detyruar që të respektojë kushtetutën. Për betimin e Ramës dhe ministrave të rinj të cilët u votuan në seancën plenare të mbyllur disa orë më parë, Meta u shpreh i gatshëm që t'i presë në çdo moment.

I distancur nga vendimin pesonal i kreut të PD Lulzim Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga PD, Meta tha se nuk është detyra e tij si President të merret me këto çështjet dhe as dëshiron. Mirëpo nuk la pa komentuar aksionin e ndërmarrë nga Berisha për të rrëzuar Bashën, me qëllimin që siç ai e quan, rikthimin e sovranitetit në PD. Si verën, e quajti presidenti, ish-kryeministrin, për të cilin tha se sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës dhe demokrat bëhet.

Në një kohë që Berisha thotë se me përjashtimin e tij është cënuar sovraniteti i PD, Meta pasi u pyet nëse ambasadorja e SHBA e ka cënuar sovranitetin kombëtar me kërcënimin për Berishën, Meta nuk dha një përgjigjie të qartë por u shpreh se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e arbitrariteteve e kulisave dhe të jenë përballë faktit të kryer.

Besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata mos injorohen e përjashtohen më, mos vendosen para faktit të kryer, mos jenë më viktimë e arbitraritetit e kulisave që kanë kërkuar e kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë", tha Meta.

Tashmë me votëbesimin nga Kuvendi, kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen nesër para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. Kurse për "fatin" e Metës, pas shkarkimit të tij nga Kuvendi, vendimin final e merr Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk ka caktuar një datë për seancën paraprake.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Meta shmang debatin në PD për përjashtimin e Berishës: Doktori është si vera, sa më i vjetër aq më tërheqës e demokrat bëhet

Presidenti Ilir Meta është distancuar nga vendimi i Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se nuk është detyra e tij si President të merret me këto çështjet dhe as nuk dëshrion. Ai ka zgjedhur të japë një një koment pozitiv për Sali Berishën dhe nismën e tij për rikthim në PD duke thënë se doktori sa më i vjetër aq më tërheqës e demokrat bëhet.

”Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha nuk mund të rri të them, doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet. ”- tha Meta.

Ora 10:51
Meta: E pres Ramën për t'u betuar në çdo moment, i hapur për të respektuar kushtetutën

I pyetur nëse është i gatshëm të presë kryeministrin Edi Rama për t'u betuar, presidenti Ilir Meta tha se e pret në çdo moment, duke theksuar se është i hapur për të respektuar kushtetutën.

"E pres në çdo moment Ramën, i hapur për të respektuar kushtetutën, qeveria duhet të fillojë punë sa më parë, sa më parë duhet të fillojë punë edhe opozita kundër qeverisë", tha Meta.

Ora 10:44
Dekretimi i qeverisë 'Rama 3', Meta: Jam i detyruar të respektoj kushtetutën, opozita të bëjë detyrën në Kuvend

I pyetur për deiklaratat e tij para zgjedhjeve se do të jete dorëheqjen nëse kryeministri Edi Rama do të merrte 71 mandate, presidenti Meta tha se nuk është momenti për të keqinterpretuar deklarata. Ai theksoi se është i detyruar të respektojë kushtetutën duke iu referuar këtu edhe dekretimit të qeverisë.

"Sjemi për të interpretuar dhe të nxjerrë jashtë kontekstit çfarë kam thënë unë. Unë jam këtu për të respektuar kushtetutën. Kam kërkesa për të dalë në studio për intervista por  ekam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit.

I gjithë protagonzimi im ska qenë i kërkuar nga Meta por i imponuar në mbrojtje të demokracisë dhe kushtetutës. Në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur çdo institucionë në mënyrë të veçantë GJK. Për të kapur dhe presidencën  që para zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë,  unë jam i detyruar të respektoj kushtetutën e republikës së Shqipërisë.

Presidenti të mos presë askush të mos marrë detyra më shumë. Shpresoj që opozita të përmbushë detyrat që parlamenti të jetë funksional".

Ora 10:40
Ilir Meta bën Presidentin: Demokracia pas 25 prillit më e mirë se ajo e para zgjedhjeve

 

Pas aktivitetit të zhvilluar në Korccë, Presidenti Meta në një prononcim për mediat ka shprehur se më në fund në vend sipas tij demokracia është në situatë më normale se sa periudha katastrofike sipas tij e para zgjedhjeve të 25 prillit.

"Meqenëse përmendet doktorin unë do të lutesha që të mos rrinit kaq pranë me njëri-0tjetrin dhje do të lutesha që të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë kohë pandemie pasi ka një tendencë të rikthimit të një vale tjetër.

Sa i takon situatës së demokracisë në vendin tonë edhe ajo është në gjendje problematike pas 25 prillit por sigurisht ishte katastrofike para 25 prillit. Aktualisht pas 25 prillit sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë dhe parlamentit funksional. Ai duhet të jetë qëllimi ynë kryesor dhe i qytetarëve", ka thënë Presidenti.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • grand europa: 17/09/2021 10:30

    vetem president seshte ky koklaker , vendi i tij duhet te jete reci per gjitha pasurine qe i ka vjedhe vendit e shqiptarve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale