Meta në protestë: Jemi në regjimin më të urryer në kontinent dhe të tmerruar nga vota e lirë

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga protesta ku e ka krahasuar vendin tonë me regjimin e Bjellorusisë, i cili aktualisht është duke mbështetur haptazi Rusinë.

“Regjimi më i urryer në kontinent. Më i korruptuar në kontinent, lider vetëm për shpopullimin e vendit që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë të Lukashenkos. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje. Regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë.”- thotë Meta

Fjala e plotë e Metës
Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetare dhe qytetarë që keni sfiduar edhe shiun edhe motin por mbi të gjitha regjimin më të urryer në continent përsa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në continent, regjimin që është lider vetëm për shpopullimin e vendit, që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos përsa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor, për inovacionin, për shkencën, për stat upet e sidomos për mundësitë që duhet t’i ofrojë të rinjve.  Jemi sot këtu, në vazhdim të angazhimit të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe me zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Një regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur fët e fët, për të plaçkitur miliarda euro. Për të shkatërruar në mënyrë të paligjshme me IKMT e tij si një kamzhik politik mbi gjysmën e vendimeve që ai institucion kriminal ka marrë vetëm për llogari të Rilindjes në dëm të interesit public dhe në dëm të pronave të ligjshme të qytetarëve shqiptarë.

Jemi këtu sepse është tronditur në themel, siguria juridike parim themelor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që uzurpoi Partinë Socialiste që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë të cilët janë vetëm kartona dhe nuk kanë asnjë bindje politike. Nuk kanë asnjë kujtesë përsa i takon të kaluarës. Nuk kanë asnjë shqetësim përsa i takon të këtij vendi e sidomos edhe të vetë fëmijëve të tyre.  Dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdhaja mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet që ushtrohen nga të gjitha ata mbështetjen e të cilëve kërkoi për të kapur shtetin dhe për të rrëzuar kollonat e pluralizmit demokratik e të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Por sot ai është më i mjerë se anjëherë tjetër për arsye se nuk ka më asnjë justifikim, se kush ja ka fajin për këtë shkatërrim që i bëri shtetit, për këtë shkatërrim që i bëri shoqërisë sonë, për këtë shkatërrim që i bëri shumë familjeve shqiptare, me plagët më të rënda sociale.  Për këtë përkeqësim të frikshëm të familjes shqiptare ku dihet qartë se falë kapjes së shtetit dhe korrupsionit të këtij, sot shqiptarët i kanë pagat sa 40-50% në Kosovë apo në vende të tjera të rajonit.

E pra, pse i duhet këtij të asgjësojë pluralizmin politik, të asgjësojë Partinë Demokratike dhe çdo zë kritik opozitar, i duhet që të vjedhë akoma më shumë e të mos japë llogari dhe jo vetëm kaq por edhe ti fyejë qytetarët e këtij vendi. Ndaj të gjithë së bashku të vazhdojmë në rrugën tonë, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta dhe jam i sigurt që në 14 maj do të jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçit, do të jemi në Durrës për të festuar fitoren e Igli Carës, në Elbasan të Luciano Boçit dhe kudo.


Lajmi kryesor:

Fati i PD në gjyq, Berisha-Meta në protestë: Rama kërkon të na marrë vulën, revolucioni vazhdon! Vetëm 60 minuta tubim, pak protestues


G.MO/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë