Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte sot në Pogradec në kuadër të një takimi me forumet e Partisë së Lirisë. Sërish Meta ka sulmuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Por ndryshe nga një ditë më parë, këtë herë Meta ka zbutur tonet. Ai e quajti SPAK një organizatë kriminale dhe Dumanin ‘mbrojtës të flaktë krimeve të Ramës”.

‘SPAK është organizatë kriminale, të paktën që nga drejtimi i Dumdumanit, është organizatë terroriste gjobëvënëse.”, tha ai ndër të tjera.

Meta iu rikthye edhe një herë historisë me drejtoreshën e një banke të nivelit të dytë, që sipas asaj që deklaroi dje, kishte tentuar që t’i bllokonte llogaritë bankare të partisë.

“Nuk ka sesi një shefe zyre, çfarë mund të ishte ajo zonja atje, i thotë personit të autorizuar të PL, t’i kërkojë të paraqitet vetë presidenti…”, tha ai.

Meta u pyet edhe një lidhje me ngjarjen e fundit në Pogradec me vrasjen e Egli Progës. Sipas Metës se mungesa e përgjegjësisë së institucioneve ka fytyrën jonjerëzore të Edi Ramës.

‘Policia do përpiqet t’ia lërë prokurorisë dhe anasjelltas dhe Edi Rama do përpiqet t’ia leje kujt të mundet. Kjo dhunë kjo mungesë përgjegjësie ka fytyrën jonjerëzore të Edi Ramës që e ka bërë të qartë që nuk ka zhvillim pa krim përmes ministrit te tij të brendshëm Bledi Çuçi dhe është ai që e frymëzon krimin si një mënyrë zhvillimi dhe se dyti duhet te kemi parasysh që filozofia e drejtimin prej tij është ajo e ushtrimit të dhunës e intimidimit e mos respektin të ligjit, te të drejtave të qytetareve si rasti i fermerëve te Maliqit ose për banoret e aksit Thumane- Fushe Krujë.’- tha Meta.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës