Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga Edi Rama sa i takon sulmit me grusht sot ndaj Sali Berishës, nga agresori Gerti Shehu. Meta tha se Rama donte viktima në këtë manifestim dhe përgëzoi Sali Berishën për mënyrën e shkëlqyer të menaxhimit të këtij atentati mafioz.
'Të gjitha përpjekjet mafioze të shtetit patronazhist dhe policisë së Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin pikërisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre për vlerat më të mira Evropiane në një ditë kaq të rëndësishme siç ishte samiti i BE-së. E përshëndesim pasi tregon se Shqipëria është një tokë Evropiane. Duke falënderuar qytetarët dua të shpreh një falënderim të veçantë për liderin e PD-së, Sali Berishën për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar dhe të porositur dhe të ekzekutuar nga Evdin Kristaq Rama, i cili kishte një qëllim të devijonte një protestë paqësore në një manifestim me viktima. Edi Rama në përpjekjet e tij më ekstrem të parapara në 30 vite., për të provokuar dhe fajësuar opozitën si shkaktare të dhunë nxori fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka diplomat e mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ja retushoje dot. Sot Edi Rama u tregoi gjithë shqiptarëve që është armiku me i madh i paqes sociale në vend.'- tha Meta.
Lajmi kryesor:
REAGIMET për goditjen ndaj Berishës/ Rama: Dënoj pa ekuivok sulmin! Krerët e shtetit: Dhunuesi të përgjigjet! SHBA: Autoritetet të hetojnë! Demokratët: Akt burracak i Kryeministrit












