TIRANË- Pavarësisht ndasive, liderët kryesorë të politikës e dënuan me forcë dhunën e ushtruar ndaj kreut të opozitës Sali Berisha. Presidenti Bajram Begaj, i konsideroi këto akte të papranueshme, që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.
“Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen”, thuhet në reagimin e presidentit.
Reagim erdhi nga kryeministri Edi Rama, teksa ndodhej ende në samit me liderët më të fuqishëm të Europës e Ballkanit.
“Dënoj pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, tha Rama.
Reagim pati edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat pavarësisht se e kanë shpallur ‘Non Grata’, thonë se janë skandalizuar nga sulmi ndaj një anëtari të parlamentit.
“Presim qe autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i ambasadës amerikane.
Ilir Meta, i cili ishte në krah të tij në momentin kur u sulmua, tha se “Rama donte viktima në këtë manifestim! Berisha e menaxhoi shkëlqyeshëm atentatin mafioz ndaj tij”.
Grushtin në fytyrën e Sali Berishës e dënoi edhe kundërshtari brenda së njëjtës forcë politike, Lulzim Basha, i cili thotë se kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Gazmend Bardhi e quan një akt burracakërie të Edi Ramës, ndërsa edhe Enkelejd Alibeaj, kërkoi hetim urgjent nga organet përgjegjëse.
Ish deputetja Nora Malaj, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Përmes një postimi në facebook, Malaj e cilëson aktin të turpshëm dhe shton se një veprim i tillë është tregues i faktit se dhuna dhe frika janë bërë pjesë e jetesës së qytetarëve shqiptarë.
Ajo nënvizon se sot ditën që u mbajt samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ranë fort kambanat e alarmit se sa frikë e ka popullin maxhoranca e kryeministrit Rama.
Postimi i Nora Malajt
Suksesi i Samitit apo dhunim i organizuar ndaj opozitës ???
Nuk e di a mund te quhet sukses apo deshtim , po sot , pikerisht sot , ne momentin kur opozita e bashkuar , po protestonte qetesisht , si rrallë herë kur mund të ndodh edhe në vendet me europiane , duke treguar se ky popull ka rrenje europiane dhe e do Europen , respekton miqte dhe i bene te ndjehen “ Zoter shtepie” , duke i pritur me bujari e perkushtim , para syve te 27 perfaqesuesve te vendeve Europiane , goditet lideri i opozites shqiptare teksa protestonte paqesisht , me tullumbace me ngjyrat e europes dhe me himnin e europës !
Kjo nuk ka ndodhur ne asnje rast që te goditet lideri historik i opozitës duke marrshuar qetësisht ???
Nuk dua as te komentoj dhe as te them asnje gje , pas asaj qe pame live ne media .
Nje pohim është e sigurte, akti është i turpshem , te fyen , të le shijen e keqe është i shemtuar dhe tregon se frika dhe dhuna jane bere kryefjale e jetes sonë .
Edhe kur parakalon paqesisht dhe kur trajton te vertetat qe dhembin , ky është preludi i dhunes qe ushtrohet ne cdo skaj te jetes sone .
Ne Parlamentin shqiptare, ne jeten e perditshme , ne menaxhimin e cdo situata , edhe Pantemine e menaxhuan me takse e dhune , dhe pritjen e bene me masa ekstreme sigurie , sepse ata që sot drejtojnë kane frikerat e tyre .
Sot rane fort kembanat per te treguar se sa frike e kane popullin opozitare .
Kujdes , rrezik , rreshqitje … Kjo ishte ajo që ndodhi sot ne kete Samit .
Ps . Doktor Berisha si lider i opozites tregoi se qendron ne kembe ne cdo situatë edhe kur duan ta kapin ne befasi e të shkujdesur nuk e rrezojne dot .
Burrat njeherë lindin. Mirenjohje per Doktor Berishen dhe sjelljen e tij prej lidershipi europian!
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar pas sulmit pas sulmit fizik ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha gjatë ditës së sotme. Në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e konsideron sulmin daj Berishës si të pa pranueshëm dhe se dhuna nuk ka vend në demokraci.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës.”, shkruan ambasada britanike.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestë si dhe për deklaratën e Policisë së Shtetit lidhur me këtë incident.
“Nuk ka asnjë dyshim se kush është organizatori i vërtetë i sulmit ndaj kryetarit të opozitës z.Berisha. Deklarata e policisë së shtetit jo vetëm e konfirmoi por edhe e faktoj.
I vetmi preokupim i policisë së shtetit ishte që të justifikonte agresorin dhe e bëri duke na shfaqur para syve një vërtetim pa asnjë vlerë mjekësore e ligjore. Shqetësimi më i madh në deklaratën e hartuar enkas per ta lexuar drejtori i policisë ishte për ta quajtur të sulmuarin, deputeti Berisha.
Në çdo rresht të saj, deklarata e institucionit që do të duhej të ishte në krah të ligjit dhe profesionalizmit, synonte të minimizonte figurën e z.Berisha dhe më kryesorja mos ta konsideronte lider të Opozitës, të asaj opozite që mbush sheshet e vendit. E gjitha kjo në të njëjtën linjë me porosinë dhe presionin e Edi Ramës ndaj gjykatave për mos ta njohur opozitën. Por ndryshe nga Rama dhe njerëzit e tij, sot mbarë shtypi ndërkombëtar i referohet z.Berisha si lideri i opozitës.
Ngjarja e sotme ishte një provokim kriminal e tepër i rrezikshëm me qëllimin për t’i mbyllur gojën opozitës por edhe për ta nxjerrë opozitën si të dhunshme sepse ky akt mund të inicionte një spirale dhune e përplasjeje sociale, e cila u evitua falë qetësisë e maturisë së Dr. Berishës dhe opozitës së vertetë shqiptare e vlerave europiane që ajo më së miri përfaqëson.”- shkruan Bardh Spahia.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron një krim terrorist sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës sot në mesditë.
“Berisha nje “burre shteti” edhe perballe atij krimi terrorist provokator!
Nje veprim i para menduar e i programuar ai, i kryer me gjakftohtesi te plote, “profesionalizem” dhe qellime te rrezikeshme per vendin, ky i sotmi ndaj Berishes.
Nje provokacion i qarte per PD e opoziten.
Pikerisht per te irrituar e nxitur keshtu njerezit drejt veprimeve te dhuneshme, ne nje kohe qe ajo proteste po fillonte krejt paqesore.
Per ta nxjerre ate nga ato “shina” e gjakosur keshtu ate Bulevard.
Diabolizem fund e krye ky.
Por qe fatmiresisht nuk i realizoi ato qellime barbare, deshtoi.
Nuk i realizoi per dy aresye:
—Sepse Berisha u tregua perseri nje lider i vertete europian, perendimor, qe me pergjegjeshmeri te larte, pavaresisht atyre momenteve shume te veshtira qe kaloi, arriti me ndergjegje te plote e qartesi mendimi ta menaxhoje situaten ne menyren me te mire te mundeshme, per te shmangur me te keqen.
—Sepse demokratet e opozitaret aty reaguan si demokrate te vertete, me vetedije te thelle qytetare, duke mos rene preh e kurthit te ngritur ndaj tyre.
Ne fund te fundit “burrat e shtetit”, edhe ne te tilla momente kritike, dine te demostrojne vetite e tyre. Demokratet jane e mbesin kurdohere demokrate.”- shkroi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka u shpreh se sulmi erdhi nga qeveria dhe se përgjegjës për të është ministri Çuçi dhe Endri Fuga.
“Gjatë gjithë javës, për të arritur këtë qëllim pushteti u mundua ta pikturonte me ngjyrat e rilindjes një opozitë gjoja të dhunshme. Po skenari u mbeti përgjysmë, pas sulmit të Berishës Çuçi urdhëroi që të shpalleshin në kërkim dy mbështetës të PD.
Ky akt doli nga zyra e Fugës dhe Çuçit që pretendojnë se ka probleme mendore agresori. Vetëm një person ka probleme mendore, ai është Edi Rama.”- tha Flamur Noka.
Sulmi ndaj Berishës është cilësuar si një aksion i mirë organizuar nga Rama dhe policia e tij sipas kreut të PL-së, Ilir Meta.
Meta mohoi se Gerti Shehu 31 vjeç, ka kartelë që vërteton problemet e tij me shëndetin mendor dhe se janë thjesht alibi dhe justifikime. Meta gjatë fjalës së tij theksoi se përgjegjës për këtë është Edi Rama.
“Shumë shpejt Edi Rama do detyrohet edhe të nxjerrë kartelën që e mban të fshehur për të lehtësuar ndëshkimin e tij që ka bërë ndaj shtetit e ligjit.
Në rastin konkret meqë unë isha në atë moment, mund të them që kemi të bëjmë me një aksion të mirë planifikuar të mirë organizuar shtetëror e policor. Është kontingjent dhe bashkëpunëtor të policisë kriminale siç e tregoi Berisha. Ishte i kamufluar si fotograf dhe që në një moment të caktuar i ka bërë veprimet në mënyrën profesionale dhe me gjakftohtësi.
Është aksion i mire planifikuar i Ramës dhe policisë së Edi Ramës.
Sa i takon alibive gjoja me kartelat, justifikuese, absolutisht ai ishte vetë Edi Rama. Një njeri i pabesë, burracak, shkelës i kushtetutës.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka drejtuar gishtin nga Edi Rama sa i takon sulmit me grusht sot ndaj Sali Berishës, nga agresori Gerti Shehu. Meta tha se Rama donte viktima në këtë manifestim dhe përgëzoi Sali Berishën për mënyrën e shkëlqyer të menaxhimit të këtij atentati mafioz.
'Të gjitha përpjekjet mafioze të shtetit patronazhist dhe policisë së Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin pikërisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre për vlerat më të mira Evropiane në një ditë kaq të rëndësishme siç ishte samiti i BE-së. E përshëndesim pasi tregon se Shqipëria është një tokë Evropiane. Duke falënderuar qytetarët dua të shpreh një falënderim të veçantë për liderin e PD-së, Sali Berishën për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar dhe të porositur dhe të ekzekutuar nga Evdin Kristaq Rama, i cili kishte një qëllim të devijonte një protestë paqësore në një manifestim me viktima. Edi Rama në përpjekjet e tij më ekstrem të parapara në 30 vite., për të provokuar dhe fajësuar opozitën si shkaktare të dhunë nxori fytyrën e tij të vërtetë që nuk ka diplomat e mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ja retushoje dot. Sot Edi Rama u tregoi gjithë shqiptarëve që është armiku me i madh i paqes sociale në vend.'- tha Meta.
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dënuar aktin e dhunshëm, ku ditën e sotme u godit lideri i opozitës Sali Berisha.
“PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje.
Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.
Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.”- thuhet në reagim.
Ish presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook ka reaguar për protestën por edhe për sulmin ndaj Berishës ku tha se pavarësisht provokimeve apo shtetrrethimeve manifestimi i shqiptarëve ndaj vlerave perëndimore nuk ndalet.
“As shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë europianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.
Shqiptarët i treguan qartë Europës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
LIRI, DEMOKRACI!”- shkruan Meta.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar sot dhunën e ushtruar ndaj deputetit të Kuvendit, organizator i protestës së sotme në Tiranë.
“Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli thotë se agresioni ndaj Sali Berishës është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se agresori duhet liruar, teksa thekson se opozita e di kush është frymëzuesi.
“Agresioni ndaj Kryetarit te opozites zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte nje proteste kundra pushtetit aktual, eshte nje nga momentet me te erreta ne historine 30 vjecare te pluralizmit ne Shqiperi. Ky agresion eshte vetem politik. Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.
Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Dëmokratike. Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit. Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte pa burrni.
Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar! Lironi agresion.Opozita e din kush eshte frumezuesi”, shkruan Topalli.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me sulmin që iu bë Sali Berishës, ku u qëllua me grusht nga Gerti Shehu. Spaho shkruan se ky është provokimi më i rëndë që i është bërë PD-së që nga vrasja e Azem Hajdarit.
“Ky është provokimi më i rëndë që i është bërë PD-së dhe opozitës që nga vrasja e Azem Hajdarit. Fjalët nuk kanë më vend. Opozita duhet të veproje dhe te tregojë sa vlen”, shkruan Spaho.
Kryeministri Rama ka reaguar pas sulmit të ndodhur ndaj Sali Berishës.
"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit", thuhet në reagim.
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit pas sulmit fizik ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha gjatë ditës së sotme.
Begaj dënon aktin, e konsideron si të papranueshëm e bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore. Presidenti shprehet se për këtë ngjarje, autoritetet duhet të hetojnë dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.
Reagimi i plotë:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon sulmin fizik ndaj z. Sali Berisha.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës. Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.
Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka cilësuar akt kriminal dhe burracak sulmin ndaj Sali Berishës. Sipas tij është vepër e Edi Ramës ndërsa shtoi se dënon me forcë sulmin ndaj ish kryeministrit.
“Akti kriminal dhe burracak i sulmit fizik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha është vepër direkte e Edi Ramës, i cili mban përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj opozitës.
Të tillë skenarë ogurzinj të Edi Ramës dhe këtij regjimi kriminal, që i dënojmë me forcë por që nuk trembin askënd, do të marrin gjithmonë përgjigjen e merituar nga shqiptarët patriotë”, shkroi Tedi Blushi.
Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka dënuar sulmin fizik ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha gjatë ditës së sotme. Në reagimin e bërë, Basha shkruan se dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje.
“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”-shkruan Basha në postimin e tij në twitter.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dënuar goditjen me grusht ndaj Sali Berishës. Në një postim në Twitter e cilësoi akt të dënueshëm dhe kërkoi zbardhje urgjente nga organet e drejtësisë.
“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.
Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”, shkroi Alibeaj.
Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit të bërë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha në protestën e sotme. Ai e konsideroi si një sulm nga ana e kryeministrit Rama, duke e përcaktuar si ‘akt burracak’ .
“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit”-shkruan Bardhi.
nora kam respekt per ty,,,,,por saliu eshte kriminel ,,dhe hajduut,,,e gjithe shqiperia e di....
PërgjigjuNora Malaj hajdute e fëlliqur kjo fundërrin thot që një her lind një kriminel hajdut si Saliu. Po kjo është e vërtet një kriminel i till si Saliu njëher lind o plera Malaj.
PërgjigjuServilja Nora Malaj,po per keq njehere lindin burrat si Sali krimineli, hajduti,rrahesi,vrasesi,shkatrruesi,
PërgjigjuSyri mullah saliut si gopi Nora malës
PërgjigjuSa mire ja beri i lumte dora
PërgjigjuAma Foli edhe tedi bibilushi se i di mire ai keto pune
PërgjigjuKa mundesi o sal ta kurdisi agush fshatari nga cepani kete teater. Po i thua vetes malesor tregoj vendin ketij skuthi sa nuk eshte vone, te tjera pislliqe do degjojme nga ky spiun,hajdut,drogmen, pis burre. Ose te merr opoziten, ose do te zhduk dhe do t'ja hedhe fajin Edi Rames e partise socialiste.Nuk keni pare gje akoma o popull qe ke vuajtur keto 32 vjet me keta ujqer.
PërgjigjuEdi Rama nuk kishte interes per te larguar vëmendjen nga samiti,sic bene disa medja qe u përqendruan me shume te goditja e kriminelit Sali,ka gjasa qe e ka bere grupi tjetër i PD,me poshtra Saliun,dhe me godit Ramen ne ditën me historike te tij
PërgjigjuJo mi buqe! Agresori te denohet sipas ligjit Shqiptar! Por dhe agresoret qe e dhunuan dhe e gjakosen agresorin te denohen sipas ligjit.
PërgjigjuNikolla thote: “Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike.” Per cilen shoqeri demokratike e ke fjalen moj Lindite? Pashallimu i Rames nuk eshte shtet demokratik. Ke qene shoqe psikiatrie me Z. Rama dhe Berisha? Mos pi ilace te skaduara!
PërgjigjuU hapen lojrat e fatit, goditet Sali Berisha
PërgjigjuQenkan shqetesuar pak politikanet tane te dashur. Gjynof qe ju eshte prishur rehatia!
PërgjigjuSale, ta futi Rama e? Si mre dykeksh ke arrite ne kete pike sa te lejosh Ramcharin te te godase? Mire grushtuesi yt paska qene me crregullime mendore, po keto crregullimet mendore qe keni si ti, si edua dhe si like dy copeshi? Per kete zhelen topalle nga mendja…casti me i erret ka qene 1997. Pyete saliun se e di mire ai!
Përgjigjuketo ngjarje ndodhin ne te gjithe boten,faji eshte komplet i rojeve dhe i bodigardve,ato nuk reaguan fare ne kohe,thjeshte berisha edhe meta te kerkojne llogari tek ato qe e kane per detyre ti ruajne,mos u merrni me me tjeret merruni me veten
PërgjigjuBodigardet bukuroshe, po krehnin mjekren dhe vetullat.Se vetem per pasarela ishin.
Nuk reaguan ne kohe? Jemi ngopur me intrigat e Saliut por kesaj rradhe nuk ka me budallenj ti besojne keto.