Meta ‘sfumon’ rëndësinë e vizitës së ‘Venecias’: E rëndësishme ‘Krye-KÇK’ që u miratua çuditërisht një ditë para (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta është munduar që të sfumojë vizitën e delegacionit të Venecias në Tiranë për debatin në Kushtetuese, sipas së cilit është diçka absurde për të kuptuar mendim për një çështje të tillë, pasi sipas tij fakti që maxhoranca kaloi dje në Kuvend ndryshimet në ligj ku i fuqizonin kompetencat ILD, dhe "shmangnin" atë për betimin e anëtarëve, është tregues që ka të drejtë. 

Në fjalën që ka mbajtur me gazetarët në nisje të takimit me ‘Venecia’, Meta tha se Kushtetuta e tregon qartazi se si bëhet emërimi në Kushtetuese pasi sipas tij “edhe një fëmijë i klasës së dytë e kupton qartë”.

“Kjo ishte arsyeja që bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në '98. Profesor Cacos në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi, dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat "check&balancae" të kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konsensus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias.

Unë do të kem një konferencë shtypi se kanë qenë të interesuara që mbrëmë, për shkak të ligjit që e kanë pagëzuar si ligji i krye KCK-së pasdite, i cili çuditërisht u miratua pak orë para se të vinte Komisioni i Venecias, të cilin e ka thirrur kuvendi i Shqipërisë, çuditërisht. Unë e dua shumë komisionin e Venecias, edhe Venecian. Vitin e kaluar mora luanin e artë të Venecias ishte një privilegj i madh, për demokraci kryesisht...Por unë kurrë nuk do të guxoja ta thërrisja Komisionin e Venecias, për një çështje kaq elementare për të cilën Komisioni i Venecias na i ka dhënë rekomandimin të qartë kur kemi bërë kushtetutën për këtë çështje, për Gjykatën Kushtetuese, dhe që është reflektuar siç e ka shkruar vetë Komisioni i Venecias, për të garantuar balancën e Gjykatës Kushtetuese. Dhe sidomos për të lexuar thelbin e gjithë kësaj çështje, apo të këtij debati që nuk arrijmë dot këtu të kemi konsensus, që është pikërisht neni 179 tek dispozitat kalimtare të kushtetutës, pika 2, ku thuhet qartësisht, anëtari i parë për t'u zëvendësuar në gjykatën kushtetuese emërohet nga presidenti i Republikës , i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të ligjit. Tani këtë edhe dy fëmijë në klasën e parë e lexojnë qartë dhe e zgjidhin qartë”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta ‘ironi’ me ‘Venecian’: Emërimet në Kushtetuese i kupton dhe fëmija! E rëndësishme 'Krye- KÇK' që çuditërisht u miratua një ditë para


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën