Meta i uron ditëlindjen zëvendësuesin e tij 'ideal': Meidani, shembull për respektimin e institucioneve

Meta i uron ditëlindjen zëvendësuesin e tij 'ideal': Meidani, shembull për respektimin e institucioneve

TIRANE - Sot është 75-vjetori i lindjes së ish-Presidentit të Republikës në vitet 1997-2002, Rexhep Meidanit, një personalitet i rëndësishëm i vendit tonë.

Në këtë 75-vjetor, kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar ish-presidentin Meidanit, ku nuk kanë munguar edhe mesazhet politike. Meta ka folur me superlativa për figurën e Meidanit si president, sipas së cilit është "shembull për respektimin e institucioneve". Kujtojmë që më herët në një konferencë të jashtëzakonshme, Meta tha se ishte i gatshëm që të jepte dorëheqjen menjëherë, por me kushtin e vetëm që në vendin e tij të vijë Meidani.

Meta thekson se kontributet e tij si President kanë qenë të shumta, sic është Kushtetutë demokratike që votua në Referendum në vitin 98, që ndihmoi në demokratizimin e vendit për një dekadë. 

Meta shkruan: "Prof. Meidani për mua ka qenë gjithmonë një shembull i respektimit të institucioneve dhe parimeve demokratike, i mbrojtjes së interesit kombëtar dhe publik. Ndaj edhe njëherë po ndaj edhe me ju urimet e mia më të mira për Prof. Meidanin dhe familjen e tij në këtë ditë të gëzueshme."

Urimi i Metës:

Të dashur miq!
Ishte kënaqësi t'i uroja sot 75-vjetorin e lindjes Prof. Rexhep Meidanit, ish-President i Republikës në vitet 1997-2002, një personalitet i jashtëzakonshëm, jo vetëm i shkencës, por edhe i jetës publike në vend, i cili ka ofruar gjithmonë kontribute pozitive me shumë përgjegjshmëri dhe modesti.
Në veçanti do theksoja sot kontributet e tij si President që vendi të kishte një Kushtetutë demokratike si ajo që votua në Referendum në vitin 98, që ndihmoi në demokratizimin e vendit për një dekadë, si dhe angazhimin e tij të veçantë si President gjatë krizës së Kosovës dhe më pas për afirmimin e saj.
Prof. Meidani për mua ka qenë gjithmonë një shembull i respektimit të institucioneve dhe parimeve demokratike, i mbrojtjes së interesit kombëtar dhe publik.
Ndaj edhe njëherë po ndaj edhe me ju urimet e mia më të mira për Prof. Meidanin dhe familjen e tij në këtë ditë të gëzueshme.

Edhe deputeti i LSI, Luan Rama e ka uruar për 75-vjetorin e lindjes Meidanin.Ai thotë se ka  qenë student kur e ka takuar për herë të parë Profesor Meidanin, i cili në atë kohë ishte dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës.Luan Rama: "Roli dhe kontributi si qytetar dhe intelektual i rendit të parë, si mësimdhënës, si pedagog, si dekan i fakultetit të shkancave të natyrës dhe si shkencëtar,, e bëjnë Profesor Rexhep Meidanin përherë një njeri të nderuar dhe të respektuar prej të gjithë shqiptarëve."

Urimi i Luan Ramës:

Një urim zemre për Profesor Rexhep Meidanin.

Sot Profesor Rexhep Meidani bën 75 vjet.

Ditëlindja e këtij burri fisnik, më jep mundësinë ta uroj me gjithë zemër: Gëzuar dhe jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe më shumë forca dhe energji, për të vazhduar angazhimet dhe kontributet e vyera në të mirë të popullit dhe vendit tënd, të cilit i je dedikuar me patriotizëm dhe urtësi, me mënçuri dhe vendosmëri shembullore. Roli dhe kontributi si qytetar dhe intelektual i rendit të parë, si mësimdhënës, si pedagog, si dekan i fakultetit të shkancave të natyrës dhe si shkencëtar, por me të njejtën cilësi angazhimi dhe përgjegjshmërie të spikatur edhe si politikan deri në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, e bëjnë Profesor Rexhep Meidanin përherë një njeri të nderuar dhe të respektuar prej të gjithë shqiptarëve.

Unë kam qenë student kur e kam takuar për herë të parë Profesor Meidanin, i cili në atë kohë ishte dekan i fakultetit të shkancave të natyrës në Universitetin e Tiranës. Por, që prej asaj dite e në çdo ditë më pas, e kam konsideruar veten me fat që e kam njohur dhe që angazhimet politike në Partinë Socialiste dhe më pas në qeverisjen e vendit, më dhanë mundësinë ta njoh më nga afër dhe të punoj me të e të gjej në të gjithë angazhimet e tij, njeriun e thjeshtë, por edhe të mençur, politikanin e ndershëm, por edhe burrështetin dinjitoz e të vendosur, me veti e cilësi që e përveçojnë si një model ndershmërie dhe integriteti!

Kujtojmë që Meidani u diplomua në Fakulteti i Shkencave të Natyrës në degën fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Kanës. Ai punoi fillimisht si pedagog, si shef katedre dhe më pas si dekan i FSHN. Gjatë kësaj periudhe zoti Meidani botoi një numër të madh studimesh, librash dhe artikujsh brenda e jashtë vendit. Zoti Meidani mban titullin shkencor “Profesor, Doktor”. Ai u bë president në vitin 2002, derisa u zevendesua nga pasardhesi i tij Alfred Moisiu.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 19/08/2019 01:33

    Me shume vite per nje Human qe beri gjithcka ,per Kombin dhe Popullin, Z.Meidani . Besoj Z.Meidani urimet qe te solli shoku kumandar dhe besniku i Komunizmit njekohesisht Nipi i Dajos se tije SULO-GRADECI kasapit i Popullit Shqipetar ,Ju frymezojne me shume dhe kenaqesia eshte me e madhe dhe perkon me mesazhin e presidenti Komunist ne keto dite qe thuhet dhe thirret Democracy or Slogan Democracy dhe Kllonimit .P.D me partine Komuniste L.S.I-ste me heroin bacen e Moleve tona Berishen kolegut te hershem i shokut Meta ,pa folur gjate per shalengjiturin dhe kopukun Hajdut e tere koherave Lulushin

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 17/08/2019 16:01

    Edhe 100 si njeri si ish president sikur hante memelige

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia goditet një ndërtesë në Sumy, humbin jetën 10 persona

Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia goditet një ndërtesë në Sumy, humbin jetën 10 persona