Vala e parë e të nxehtit për këtë stinë është duke shkuar nga Greqia drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë me temperatura që do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, përkundrejt 24 gradëve që është mesatarja e kësaj periudhe të vitit.
Kushtet meteorologjike do të fillojnë të ndryshojnë nga dita e nesërme në të gjithë zonën perëndimore të Greqisë, në veçanti në Peloponez dhe Thesali, që do të jenë të parat që do të ndiejnë rritjen e temperaturave. Qielli do të jetë i mbuluar nga retë, çka do të shtojë lagështinë e ajrit.
Vala e të nxehtit do të fillojë të ulet të premten me mbërritjen e lokalizuar të shirave.
Edhe në Maqedoni moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga shtatë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo gjatë ditës nga 25 deri në 33 gradë Celsius.
Të mërkurën do të ketë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë me temperatuara ditore nga 25 deri në 33 gradë Celsius.
Të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shira të rrëmbyeshëm lokalë./ atsh /