Ish-kampioni i botës Mike Tyson do përballet në një ndeshje boksi më 20 korrik kundër Jake Paul, që njihet për aktivitetin në rrjetet sociale dhe Youtube.
Është ende e paqartë nëse do të jetë një përballje zyrtare apo një ndeshje komerciale, por do të organizohet në Teksas dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën e transmetimit Netflix.
Paul, 27 vjeç, mundi Ryan Bourland në duelin e tij të 10-të profesionist të shtunën e kaluar. Tyson, karriera profesionale e të cilit përfundoi në 2005, pati ndeshjen e fundit në vitin 2020 dhe do të mbushë 58 vjeç tre javë përpara se të përballet me Paul.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ai bëri një fillim të shkëlqyer të karrierës së tij profesionale për t'u bërë kampioni më i ri i peshave të rënda në histori në moshën 20-vjeçare, kur mundi Trevor Berbick në ndeshjen e tij të parë për titull në nëntor 1986. Kjo ishte gara e tij e 28-të profesioniste që nga debutimi në mars 1985 në moshën 18-vjeçare, teksa ai fitoi 26 prej tyre me 'Knock-out'.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)