KRUJË - Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet lokale të 21 qershorit , zhvilloi një takim në Krujë, me anëtarët dhe simpatizantët të partisë së tij.

“Qeverisë i kemi bërë thirrje që të fal kamatvonesat për energjinë elektrike. Janë njerëz të varfër, janë njerëz që nuk mund t’i paguajnë. Duhet patjetër që të bëhet një amnisti e tillë, tu falen njerëzve sepse shumica e tyre janë të varfër, janë të papunë edhe kjo u duhet pastaj që të fundosen më keq. Perandaj këtu nga Kruja unë edhe njëherë tjetër i bëj thirrje qeverisë që të heqë kamat - vonesën e energjisë elektrike. Ky do të ishte një model i mirë i kujdesit për njerëzit e varfër, njerëzit e thjeshtë,” – tha Milo

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)