Temperaturat e larta dhe pakujdesia e njerëzve vijojnë të shkaktojnë probleme në shumë qytete të vendit .

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë pasdite në një masiv pyjor nënë pyjet e fshatit Greps të njësisë administrative Nikel në rrethin e Krujës. 

Mësohet se në rrezik janë disa shkolla dhe disa banesa.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërhyjnë  të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.

Shuarja e flakëve vështirësohet për shkak të terrenit malor.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë zjarrvënia e qëllimshme nga ana e barinjve që duan të hapin kullota duke djegur pyjet.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com