Ministri Balla takim me Asamblenë e PS-së në Mallakastër: Hapje e re reale e PS-së në të gjitha nivelet

Ministri Balla takim me Asamblenë e PS-së në Mallakastër: Hapje e re reale e PS-së në të gjitha nivelet

1709414278_balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i PS-së në qarkun e Fierit, zhvilloi sot një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Mallakastër.

Balla informoi se “Partia Socialiste do të zhvillojë, duke filluar nga java e tretë e marsit, zgjedhjet e veta të brendshme nga niveli bazë, tek zgjedhja e delegatëve të Kongresit më 20 prill dhe prej tij Asamblenë e re Kombëtare”.

“Ky proces është një mundësi e madhe për një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit ndaj njerëzve të zotë, profesionistë të të gjitha fushave, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama tur takimesh me organizatat e PS në gjithë vendin: Duhet rienergjizim, në 2025 fitore edhe më të thellë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit