Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bën me dije se është miratuar rregulloja për përdorimin e hapësirave publike.
“Sapo kemi miratuar rregulloren për miratimin e hapësirave publike. Kur flasim për të drejtën që kanë qytetarët për përdorimin e këtyre hapësirave, duke garantuar mundësi përsa i përket zhvillimit për subjekte. Rregulloja do të sjellë risi sa i përket unifikimit të praktikave. Bashkitë janë tashmë në të njëjtin shtat sa i përket sistemit rregullativ. Bashkitë kanë qenë pjesë e procesit”, tha Demo.
Ministra tha se 4 bashki të tjera, Saranda, Koçova, Gramshi dhe Tropoja, kanë miratuar zonat prioritare lidhur me projektin e Paketës së Maleve.
“4 bashki të reja që kanë miratuar, Sarandë, Kuçovë, Gramsh, Tropojë. Mund të themi që numri i aplikimeve në territor është edhe më i madh, i ka kaluar 500 aplikime. Bashki të tjera në proceset përfundimtare”, tha Demo.
Sa i përket hartimit të reformës Territoriale, ministri Demo tha se deri më tani nuk ka një variant konkret, por se po analizohen modele të ndryshme bazuar në specifikat e vendit.
“Në mbledhjen e grupit parlamentar janë diskutuar modele të ndryshme, nuk ka një qëndrim nga PS dhe aq më tepër brenda komisionit. Ne duhet të ecim përpara me procesin. Është normale që të gjithë jemi duke analizuar modele të ndryshme. Ne i referohemi më shumë specifikave të Shqipërisë dhe sfidave. Nuk ka një qëndrim”, tha Demo.
Ministri tha se aksesin në hapësirat publike apo konkretisht në trotuare, përparësinë e kanë qytetarët dhe jo bizneset.
“Zgjidhja është e qartë, përparësi kanë qytetarët. Jo çdo subjekt do të ketë mundësinë për të ushtruar aktivitetin. Ajo cfarë bën rregullorja është që vendos disa parametra, për ruajtën e hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre. Rregullorja përfshin dhe element që kanë të bëjnë me estetikën”, tha ministri.
Lajmi kryesor:
VKM/ 100 mln lekë për sipërmarrjet e vogla, miratohet rregullorja për hapësirat publike! Tekste falas edhe për nxënësit e klasave 4 dhe 5












