Foto: Abbas Araghchi
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi përmes një postimi në X është shprehur se vendet fqinje po mbështesin masakrat amerikano-izraelite.
Araghchi thekson se gjatë kësaj periudhe tre javore të luftës janë vrarë më shumë se 200 fëmijë.
"Qindra civilë iranianë janë vrarë në bombardimet SHBA-Izrael, përfshirë më shumë se 200 fëmijë. Sipas disa burimeve, disa shtete fqinje që strehojnë forcat amerikane dhe lejojnë sulmet kundër Iranit po e mbështesin në mënyrë aktive këtë masakër. Ata duhet të sqarojnë pozicionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur", shkroi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në X , duke komentuar kështu edhe një artikull të eNeë York Times se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman i kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të vazhdonin sulmet kundër Iranit për të "prerë kokën e gjarprit".
Lajmi kryesor:
Lufta në Iran/ Trump: Aleatët tanë duhet të na ndihmojnë në lidhje me Hormuzin! Besoj se Franca do e bëjë! Khamenei për trajtim në Moskë, Kremlini nuk komenton











