Godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social Shtetëror, e teksa pronarët akuzojnë për paligjshmëri, Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se e gjitha është bërë në zbatim të ligjit. Me anë të një reagimi, Ministria e Financave bën me dije së të gjitha procedurat në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Sipas tyre, ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.
Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes.
Politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë”, thuhet në reagimin për mediat.
Lajmi kryesor:
Pas shembjes së hotelit, godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social! Kompania: E paligjshme! 'Financat': Gjithë procedurat në përputhje me ligjin
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.8%
-
Jo
28.6%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2117
Lajme të tjera
-
Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)
20 Prill, 10:28
-
Lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022 në Lushnjë, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së
28 Mars, 09:11
-
Zbardhet dosja, si u falsifikua dokumenti i inxhinierëve dhe si u ndërtua e legalizua hoteli 7-katësh i ish-drejtorit të ALUZINI në Sarandë
21 Mars, 17:26
-
Aksioni i IKMT për zhvendosjen e 'varrezave' të makinave, procedura që ndiqet! Balla në Vlorë: Kryeqytet i turizmit, të pastrojmë territorin
13 Mars, 15:50
-
Lushnjë/ IKMT aksion për zhvendosjen e 'varrezave' të makinave: Janë evidentuar 526 pika! Balla: Ligji, rrugë europiane
11 Mars, 15:45
-
IKMT në aksion, 10 ndërtime pa leje prishen në plazhin ‘Shpella’ në Lukovë
23 Shkurt, 14:34
-
IKMT dhe policia, aksion për “çlirimin” e rrugëve nga makina e të vjetra e pikat e skrapit
23 Shkurt, 09:33
-
IKMT kontrolle në gjithë territorin, ministri Balla: Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje apo grumbullim mbetjesh në anë të rrugëve
16 Shkurt, 16:19
-
Përfshihen nga flakët zyrat e IKMT në Fier, shkak dyshohet një defekt në kabinën elektrike
25 Janar, 11:56
-
VIDEO/Projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht, nis prishja e subjekteve
19 Dhjetor 2023, 11:00
-
'IKMT më shumë u padit sesa paditi!' Balla zbulon pse shkarkoi Agim Ismailin! Kreut të ri Hoxha i kërkon plan kontrolli brenda javës
23 Nëntor 2023, 14:25
-
Nën akuzë për shpërdorim detyre, arrestohet drejtori i IKMT Sarandë
23 Nëntor 2023, 09:50