Drafti i ri, punonjësit në burgje dhe punësimet e reja pa statusin e nëpunësit civil! Ndryshimet në ligj për konsultim publik

Ministria e Drejtësisë kërkon të ndryshojë pr/ligjin për rekrutimin e nëpunësve të administratës civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Sipas këtyre ndryshimeve punonjësit e burgjeve nuk do të rekrutohen më përmes shërbimit civil, por do të punësohen përmes një procedurë të unifikuar, të cilat do të rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.

Në këtë mënyrë punonjësve të administratës së burgjeve, të cilët nuk bëjnë pjesë në strukturat e Policisë së Burgjeve u hiqet statusi i nëpunësit civil të cilin e gëzonin prej 2009. Ministria i argumenton këto ndryshime ligjore si mundësi për të  zgjidhur ngërçin e krijuar në këtë Drejtori për plotësimin e vakancave në organikën e saj,

Në relacionin shoqërues të pr/ligjit shkruhet se 707 punonjës vetëm 26 kanë kaluar procesin sot dhe gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ndërsa pjesa tjetër, pra 681 punonjësit e tjerë po ushtrojnë detyrën me kontrata sipas Kodit të Punës. Me ligjin actual marrëdhëniet e punës për zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të Burgjeve dhe punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale rregullohen sipas legjislacionit për nëpunësin civil, ndërsa punonjësit mbështetës i nënshtrohen rregullave të Kodit të Punës.

Ndërkohë me ndryshimet e reja parashikohet së pari, zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Burgjeve të emërohen nga ministri i Drejtësisë.  Së dyti, që marrëdhëniet e punës për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale të rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.

Ministria e Drejtësisë për “Report Tv” sqaron se synon që ligjin ta kaloj në qeveri brenda fillimit të shkurtit, për ti hapur rrugën miratimit të tij në Kuvend brenda dy muajve. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ORGANIGRAMA E DREJTORISË PËRGJITHSHME SË BURGJEVE
1 Drejtor i Përgjithshëm
2 Zv/ drejtorë të përgjithshëm
-707 punonjës ka administrata
-26 punonjës e gëzojnë statusin e nëpunësit civil
-349 punonjës për shërbimi mbështetës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota