Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!

Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!

Donika Gërvalla dhe Edi Rama

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka quajtur “fushatë kundër qeverisë Kurti” fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Sipas Gërvallës, Rama e keqpërdori foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Fjalimi i zotit Rama nuk u përshtat aspak me atmosferën që kishim. Ishte një fjalim që e keqpërdori shumë mikpritjen e Kosovës, të tij dhe të delegacionit të tij.

Mendoj që nëse ai vjen për të bërë fushatë, duhet të vijë dhe ta bëjë këtë në mënyrë transparente kundër Qeverisë, pa keqpërdorur foltoren e Kuvendit”, tha ajo për mediat në Kosovë. 

E pyetur lidhur me kërkesën e Ramës për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, Gërvalla pretendoi se kjo nuk ishte këshillë vëllazërore.

“Nuk kishte asgjë vëllazërore në atë mes, sepse brenda familjes njeriu konsultohet me anëtarët e saj dhe nuk del para mikrofonave për të dhënë këshilla vëllazërore. Sigurisht, ishte një formë shtimi të presionit ndaj Republikës së Kosovës për të implementuar njëanshëm”, tha Gërvalla.

Por këto deklarata të Gërvallës nuk ka shpëtuar pa reagimet e qytetarëve të Kosovës. Një komentues shkruan në video dhe i kujton Gërvallës se Rama, njeriu që ajo po sulmon, foli në Kuvendin e Kosovës për Thaçin, Veselin, Krasniqin, që kanë dhënë aq shumë për Kosovën dhe sot gjenden në Hagë.

"Nuk e di ku e shef ti fjalimin politik, po turp moj duhet te te vij ty", i shkruan një qytetar.

"Ty të ka dhembur që Rama përmendi UÇK-në moj e mjerë", i shkruan një tjetër qytetar.

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën më (21 dhjetor) një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë. Kryeministri Edi Rama i quajti absurde sanksionet e BE-së ndaj Kosovës për të cilën së bashku me presidenten Osmani kanë negociuar për t'i hequr por “pezmatimi i aleatëve strategjikë po pengon”. 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri