Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë vlerësime pozitive dhe mbështetje të plotë për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës gjatë takimeve zyrtare që ka zhvilluar në Strasburg me zyrtarët e lartë të Këshillit të Evropës. Ministrja Gjonaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, z.Thorbjørn Jagland. Impresionuese, e ka konsideruar Reformën në Drejtësi Jagland.
I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe mund të them se reforma është impresionuese.
Sekretari i Përgjithshëm i KIE, Thorbjørn Jagland
Çështja e pronave, zbatimi i rekomandimeve të mekanizmave monitorues të Këshillit të Evropës dhe rezultatet e suksesshme të raportit të Greco për Shqipërinë, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në takim. Pjesë e axhendës së vizitës së ministres Gjonaj ishte dhe takimi me Presidenten e sapozgjedhur të Asamblesë Parlamentare, Liliane Maury Pasquier.
Presidentja ka përgëzuar ministren Gjonaj për punën e bërë deri tani me Reformën në Drejtësi. Ajo siguroi se do të raportojë mbi progreset e bëra dhe konfirmoi se në shtator do të vizitojnë Shqipërinë reporterët e Asamblesë Parlamentare për të raportuar mbi arritjet konkrete të Shqipërisë.
Në takimin me Presidentin e GJEDNJ, Guido Raimondi vlerësoi rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi në rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit gjyqësor. Në takim u theksua se Reforma në Drejtësi është thelbësore për zbatimin me efikasitet të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) në sistemin gjyqësor kombëtar. Pjesë e diskutimeve ishin edhe çështjet që presin për t’u shqyrtuar në GJEDNJ si dhe angazhimi serioz i qeverisë shqiptare për ta bërë mekanizmin e kompensimit të pronave një mekanizem efektiv.
Ministrja Gjonaj e siguroi Presidentin për masat që qeveria ka ndërmarrë për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ. Ministrja Gjonaj pati mundësinë të takonte edhe Presidentin e Komisionit të Venecias, z.Gianni Buquicchio, i cili e vlerësoi si të suksesshme Reformën në Drejtësi krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit, që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes europiane.
Ai shprehu konsideratën e tij për mënyrën se si procesi po zhvillohet dhe tha se ishte shumë krenar për punën e mirë që është bërë së bashku me Komisionin e Venecias. Në të ardhmen pritet që Komisioni i Venecias të japë kontributin e tij në reformën zgjedhore. Ministrja Gjonaj i informoi gjerësisht zyrtarët e lartë të Këshillit të Europës me ecurinë e deritanishme të zbatimit të reformës. Ajo u shpreh se pas përfundimit të procesit të vettingut të kandidatëve, në muajin shtator parashikohet fillimi i ngritjes së institucioneve të reja.
Në takime u konfirmua fryma e mbështetjes për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe një sërë reformash që qeveria ka ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Reforma e pronës ka qenë një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar në takimet zyrtare të Ministres Gjonaj në Këshillin e Europës. Ministrja Gjonaj është shprehur se qeveria ka marrë një sërë masash për këtë çështje duke e kthyer mekanizmin e kompensimit të pronave në një mekanizëm efektiv edhe nëpërmjet plotësimit të bazës ligjore të ligjt për trajtimin e pronë, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me qëndrimin e Komisionit të Venecias.
Nga ana e tij Presidenti i GJEDNJ, Guido Raimondi vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë në ratifikimin e Protokollit 16 të KEDNJ, protokoll i cili kontribuon në rritjen e bashkëpunimit midis GJEDNJ dhe gjykatave kombëtare. Hyrja e tij në fuqi në datën 1 gusht 2018 do ta sjellë vendimarrjen e Gjykatës së Strasburgut shumë më pranë sistemit gjyqësor dhe qytetarëve shqiptarë. Ministrja Gjonaj ka informuar gjithashtu bashkëbiseduesit edhe për ecurinë e procesit të emërimit të gjyqtarit të GJEDNJ nga Shqipëria.
-
REFORMAT BEHEN TE NJE ANESHME MENDONI TANI O POPULL SIKUR TAHIRI TE ISHTE NE BURG DHE XHAFAJ TE ISHTE DREJTOR DREJTORIJE TE PROPAGANDES PS
Përgjigju -
Reforma ka bere hapa te medha, imagjinoni sikur mos ta kishin penguar PD me shok si reforme sa shpejt do kishte ecur zbatimi.
Përgjigju -
Normal eshte nje reforme qe askush nga vendet e rajonit se ka bere.
Përgjigju -
Hartimi dhe zbatimi i reformes ne drejtesi e ka futur shqiperine ne nje kapitull te ri ne syt e botes.
Përgjigju -
Sa mire te vjen kur jeton jashte dhe shikon vleresimet qe mer vendi jot per reformat qe kryen.
Përgjigju









Komente
Komento