Pensionet do të indeksohen me vetëm 4.1% në muajin tetor. Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe javën tjetër pritet të miratohet edhe në qeveri.
Burime nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga viti 2023 deri më tani ka rezultuar 4.1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë.
Më shumë se 770 mijë përfitues të kategorive të pensioneve, do të marrin shtesë nga indeksimi, që do të bëhet në muajin tetor. Fondi për indeksimin e pensioneve për këtë vit është 4 miliardë e 137 milionë lekë.
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë.
Ndërsa vitin e kaluar pensionet u indeksuan me 8.6% aq sa ishte Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët nga gushti i 2022- gusht 2023.
Brenda muajit të ardhshëm detaje të reja pritet të publikohen edhe për skemën e re të pensioneve, ku synohet të ketë rritje të diferencuar të pensioneve.
Burime për Report TV thonë se në fokus të reformës së re do të jenë pensionet rurale dhe ato të pjesshme, që do të kenë një rritje të konsiderueshme, dhe më pas do analizohen pensionet e tjera që konsiderohen të larta.
Rishikimi i saj pritet të prekë thuajse të gjitha elementet e skemës, nga vlera mujore, mënyra e indeksimit të tyre, diferenca mes pensioneve urbane dhe rurale, vitet e punës e deri tek vlera e kontributeve që paguhet gjatë viteve të punës.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?
-
Po
56.3%
-
Jo
31.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tregu i zi i letrave me vlerë/ Mbi 1.2 milionë bono në qarkullim por s'dihet kush i ka dhe me çfarë vlere i shet! 'Ekonomia' pro zgjatjes së afatit deri në 2027-ën
4 Qershor, 14:02
-
Eduard Zaloshnja: Nga 28% në 30% të PBB-së, 500 milionë euro më shumë për investime, rroga, pensione etj
25 Maj, 09:39
-
Edhe 3 vite më shumë letra me vlerë? Propozimi socialist shqyrtohet pas përgjigjeve nga ‘Ekonomia’! Braçe: Proces i dështuar
8 Prill, 16:19
-
Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së, sipërmarrësit thirren të aplikojnë
22 Shkurt, 22:43
-
Rindërtimi, ministri i Ekonomisë: Janë shpenzuar nga buxheti 890 mln euro! Sigurimi i banesave nga tërmetet, i domosdoshëm! Duhet skemë për sigurimin bujqësor
18 Tetor 2023, 11:14
-
Ministri i Financave dhe Ekonomisë takim me Misionin e FMN-së: Do të përmirësojmë administrimin e mbledhjes së të ardhurave
17 Tetor 2023, 19:17
-
Mete takim me përfaqësuesin e FMN, në fokus të diskutimeve reforma e financave publike dhe konsolidimi financiar
3 Tetor 2023, 12:49
-
Drejtori i ISSH-së në Report Tv: Po ulen pensionet mesatare, shkak mungesa e derdhjes së kontributeve! Eksperti i ekonomisë: Indeksimi i pamjaftueshëm
2 Tetor 2023, 15:28
-
Konkluzionet e forumit të ministrave të ekonomisë në Tiranë: Tregu i përbashkët rajonal, objektiv drejt tregut të vetëm të Bashkimit Evropian
27 Shtator 2023, 16:14
-
Do të ndryshojë taksimi i banesës dhe tokës bujqësore, Ibrahimaj: Vlera do të përcaktohet nga çmimi i tregut dhe jo harta e referencës
23 Qershor 2023, 18:39
-
Institucionet, 770 milionë euro dëm ekonomik dhe efekt negativ në buxhet nga parregullsitë
30 Maj 2023, 11:55
-
Rritja e pagave, deputetët bien dakord pas debateve! Përfitojnë 130.330 punonjës! Komisioni i Ligjeve miraton paketën, pritet shqyrtimi tek ‘Ekonomia’
19 Maj 2023, 17:12