Mish me mashurka
Përbërësit:
500 gr mish viçi
2 qepë dhe 3 thelpinj hudhër
2 domate
Pak pure domate
1 kg mashurka
Vaj ulliri
Kripë dhe piper të zi
Majdanoz
Përgatitja
Lajmë dhe pastrojmë bishtajet nga bishtat. Në se janë të mëdha I presim në copa me gjatësi 3 cm. I hedhim në ujë të valuar me kripë dhe I ziejmë për 15 minuta. Ndërkohë kaurdisim mishin me qepën në 3 lugë gjelle vaj ulliri deri sa qepa të zbutet mirë. Shtojmë hudhrat të grira dhe domaten të grirë në rende, I lëmë të marrin valë, më pas shtojmë pak pure domate, kripë, piper të zi. Shtojmë ujin nga uji e zierë i mashurkave dhe lëmë mishin të ziejë deri sa të ngulet piruri lehtë. Atëherë shtojmë mashurkat, I lëmë të ziejnë dhe 10-15 minuta së bashku , 2 minutat e fundit shtojmë majdanozin dhe shërbejmë mashurkat e ngrohta.