Neurokirurg shqiptar në Spanjë: Edhe spitalet private tani varen nga Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

Neurologu i njohur Kita Sallabanda Díaz ka përgëzuar masat e marra nga qeveria shqiptare, për të parandaluar përhapjen e koronavirsit duke vënë theksin se vendimi është marrë në kohë dhe kjo do të sjellë një numër jo shumë të lartë të të infektuare. Kita Sallabanda Díaz eshte presidenti i Shoqates se Neuro-Kirurgeve ne Spanje dhe profesore ne universitet te Madridi .Në një lidhje për Report Tv, ai tha se marrja në kohë e masave është çelësi i suksesit kundër këtij virusi, gje që sipas tij Shqipëria e ka bërë ndryshe nga Spanja. Në një parashikim që ai ka bërë, sipas neurologut, nëse nuk do të kishte ndodhur një gjë e tillë bilanci do të ishte tragjik, pasi Shqipëria nuk një sistem të qëndryeshëm mjekësor.

Në Spanjë në këtë moment janë 4 mijë të infektuar. Këtu 30% e të sëmurëve janë në gjendje të rëndë. Mjekësia publike spanjolle është një nga më të mirat në botë për rrjetin e organizimit që ka, është krijuar një komision i emergjencës, që drejtohet nga ministri i Shëndetësisë i komunitetit të Madritit, dhe ai koordinon gjithë spitalet. Janë rreth 70 spitale publike dhe private që kanë 1 qendër emergjence. Të gjithë mjekët nuk i përkasim  më spitaleve tona, por kësaj qendre koordinimi. Të gjithë ne mjekët ikim në spitale të ndryshme sipas nevojës, gjithë mjekët jemi në dispozicion të këtij shërbimi. Janë hapur spitale ushtarake pranë spitaleve publike për të siguruar 1 mijë shtretër vetëm për koronavirusin, dhe 300 shtetër të kujdesit intensiv.

Qeveria deri më datë 11 veproi me ngadalësim. Mbas datës 11 janë marrë masa. Dje ishin 84 të vdekur, sot janë 90, numri i tyre ka rënë ndjeshëm. Mjekët e specializuar kanë filluar të lodhen se kanë punuar me dy turne këto ditë. Unë jam neurokirurg, por kemi marrë informacione që në çdo nevojë të na marrin, jemi të gjithë në funksion të kësaj pune. Kemi ndaluar kirurgjitë, operojmë vetëm të sëmurët e urgjencës, dhe të gjithë jemi në dispozicion të këtij qëllimi. Këtu njerëzit kanë filluar në mënyrë graduale të ndërgjegjësohen, mos të harrojmë që Spanja është një vend mesdhetar me konceptet e veta, por kanë filluar që të mbajnë radhën për të blerën një buke mbajnë distancën 1 metër. Sot janë pezulluar lokalet në rrugë, duhet të shkojnë në qendra të vogla. Nëse këtë fundjave gjerat shkojnë keq Madridi do izolohet totalisht, nuk do të ketë as hyrje as dalje, as mund të dalin as me makina, as me tren, komplet e izoluar.

Masat që keni marrë ju janë jashtëzakonisht të mira. Shqipëria sistemin shëndetësor nuk e ka të qëndrueshëm sa Spanja, nëse lihet përhapja e koronavirusit në Shqipëri pasojat do të jenë shumë të mëdha, është një vdekje që nuk e di nga të vjen. Më tregonte sot portieri poshtë, që një grua këtu hoqi një dhëmb dhe dentisti ishte me koronavirus, dhe tani e kanë izoluar. Njeriu nuk e percepton por është vdekjeprurëse. Unë e kam thënë në mbledhje të mëngjesit kam thënë masat që janë marrë nga qeveria shqiptare, dhe kanë dhënë që ne nuk jemi në gjendje të marrim masat si në Shqipëri, sepse sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk është kaq i qëndrueshëm sa në Spanjë, kështu që masat janë jashtëzakonisht të mira", tha neurologu.

Por sa do të zgjasë kjo situatë?

"Sipas epidemiologëve piku do të jetë në Spanjë për dy janë, pas një muaji situata do të jetë e stabilizuar. Masat e emergjencës do të pushojnë mbasi të ketë kaluar një muaj kur mos të kemi më të prekur, kështu që duhet të përgatitemi për dy muaj".


Lajmi kryesor:

Zëri i shqiptarëve në Report Tv, mjeku nga Madridi: Edhe privati në shërbim të shtetit! Kina 'mund' koronavirusin, rihapen shkollat


B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gjendet një trup i pajetë anës lumit Vjosa, dyshimet e para

Vlorë/ Gjendet një trup i pajetë anës lumit Vjosa, dyshimet e para