Mjeku shqiptar, Taulant Muka zbulon terapinë bimore për të luftuar menopauzën

Mjeku shqiptar, Taulant Muka zbulon terapinë bimore për të luftuar menopauzën

Dr Taulant Muka, hulumtues në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus

Kush tha që simptomat e menopauzës s’mund të lehtësohen? Një studim i fundit i realizuar nga Qendra Mjekësore e Universitetit Erasmus në Holandë dhe Universiteti i Kembrixhit në Britani, mjeku kryesor i të cilit është shqiptari Taulant Muka, ka dalë në konkluzionin se me anë të një terapie bimore është bërë e mundur lehtësimi i simptomave të tilla si afshet, djersitja gjatë natës, thatësira vaginale, shenja këto që paralajmërojnë fundin e epokës riprodhuese.

Studimi që pritet të ndihmojë gratë në mbarë botën është botuar edhe në revistën prestigjioze 'Time'.

Shkrimi i publikuar në prestigjiozen Time

Në studim, siç thotë mjeku Muka u përfshinë 6,653 gra, ndërsa aleati kryesor i saj ishte ushqimi i pasur me sojë, bimët mjekësore kineze dhe bimë të tjera të pasura me fitoestrogjen.

Kjo terapi ndryshe nga ajo e zëvendësimit të hormoneve nuk ka efekte anësore që lidhen me kancerin e gjerit apo sëmundjeve kardiovaskulare, pasi bazohet vetëm tek ushqimi me bimë që janë të pasura me fitoestrogjene, që shumica e grave aziatike siç thotë Muka i konsumojnë në jetën e përditshme, ndryshe nga gratë në vendet perëndimore.

Gjatë menopauzës ulet estrogjeni i hormoneve seksuale, gjë që mund të jetë arsyeja pse terapitë që përdorin fitoestrogjenet duket të jenë efektive kundër simptomave të menopauzës. Fitoestrogjenet lidhen me receptorët e estrogjenit dhe për këtë arsye ushtrojë funksione të ngjashme në të gjithë trupin. Ushqimet me bazë bimore të përbëra nga soja, si tofu, miso, tempeh dhe edamame, janë të pasura me isoflavonet e sojës. Por kur bëhet fjalë për vendet perëndimore, marrja ditore e isoflavoneve është shumë e vogël, rreth 2 mg në ditë, ndërsa gratë në vendet aziatike hanë 25-50 mg në ditë”

Dr Taulant Muka, hulumtues në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus

Ndonëse është i sigurt që përmirësimi i dietës ditore të grave në Perëndim do të sjellë minimizim të simptomave të menopauzës Muka shton:

"Nevojiten më shumë kërkime. Shumë prej studimeve kanë ndjekur gratë vetëm për rreth 12 apo 16 javë. Ne nuk e dimë efikasitetin afatgjatë dhe sigurinë që na jep përdorimi i kësaj kure"

Para se të shtohen këto shtesa, Muka rekomandon që gratë të flasin me mjekun e tyre dhe të raportojnë çdo ilaç tjetër që ato po marrin, pasi terapitë me bazë bimore që përdoren në kombinim me trajtime të tjera mund të kenë efekte negative.

"Një mënyrë jetese e shëndetshme është shtylla kurrizore për lehtësimin e simptomave menopauzal"

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare