/ATSH- I. Vata/- Nesër do të nise ne Tirane konferenca treditore e përfaqësuesve të CIMIC të NATO-s, punimet e së cilës do të mbahen në tre sesione të veçanta. Në fokus do të jenë detyrat e Samitit të Wellsit, si dhe do të trajtohen çështje të rëndësishme të përftuara prej mësimeve të nxjerra nga operacionet e kryera vitet e fundit nga NATO.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mësohet se do të pres nesër në takim shefin e Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), Gjeneral Werner Freers, i cili merr pjesë në Konferencën e NATO-s "CIMIC Key Leader Conference", në Tiranë me pjesëmarrjen e rreth 60 përfaqësuesve të strukturave të SHAPE & NATO.
Ministria e Mbrojtjes  nëpërmjet një deklarate për mediat zbardh axhendën e aktiviteti ku po nesër në orëm 10.00 do të zhvillohet një konference, ku do te përshëndes shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Bazo dhe shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), Gjeneral Werner Freers.