Tirane- Mbrëmjen e 7 tetorit, në tentativën e radhës të dështuar për mosbindje civile, si dhjetëra të tilla në 11 vite opozitë, Sali Berisha e arriti edhe një rekord tjetër. Ish Kryeministri bëhet politikani i vetëm në historinë e demokracisë së vendit që ka urdhëruar, organizuar dhe realizuar një sulm të mirëfilltë ndaj Selisë qendrore të partisë kundërshtare politike.
Partia Socialiste ishte stacioni i dytë i hedhjes së molotovëve nga ana e protestuesve të PD, fill pas Kryeministrisë, duke shënuar mbase edhe herën e parë në historinë e botës një akt ‘mosbindjeje civile’ ndaj një partie politike.
Në historinë e Shqipërisë as në vitin 1997, kur shteti pushoi së ekzistuari, nuk janë sulmuar selitë e partive politike. As në vitet e trazuara 1991-1992 kur as sistemi diktatorial komunist, i cili po jepte shpirt, nuk ia lejoi vetes të sulmonte një seli partiatike, ndërsa as studentët mllefin ndaj diktatorit ia nxorën vetëm shtatores së tij dhe jo godinës së Partisë së Punës
Por ka vetëm një rast analog të ngjashëm, dhe ai lidhet sërish me Sali Berishën. Ishte 8 janari i vitit 2022, kur Berisha i përjashtuar nga grupi i PD nga Lulzim Basha, rrethoi dhe sulmoi me të gjitha mjetet selinë e Partisë që kishte themeluar, ndërsa jeta e shumë militantëve por edhe drejtuesve demokratë u vu në rrezik
Me dhunën e 7 tetorit, Berisha bëhet i vetmi lider që sulmon selitë e partive, jo vetëm të kundërshtarit por edhe atë që PD-në e drejton vetë!
Pra me sulmin në PS, ish Presidenti i vitit 1997, ish kryeopozitari i pucit të 14 shtatorit 1998, ish Kryeministri i Gërdecit dhe 21 janarit, Sali Berisha i konfirmoi vetës edhe një tjetër ‘meritë’, atë të politikanit sulmues i selive të partive në vend.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
24%
-
Dështim
65.7%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 2012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Doni të bëni dhunë? Herë tjetër jo në shesh, këtu ka njerëz!
8 Tetor, 17:54
-
Ergys Mërtiri: Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët
8 Tetor, 17:46
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor, 17:35
-
Molotovët e PD-së/ Elezi: Po shkërmoqet si parti! Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë! Toska: Opozita po vret frikën
8 Tetor, 17:25
-
EMRAT/ KQZ i kërkon Komisionit të Ankimimeve gjobitjen e 41 kandidatëve për kryebashkiakë, mes tyre Pjerin Ndreu me 7,2 mln lekë! 32 të PD e Partisë së Lirisë, 9 të PS, ja shifrat
8 Tetor, 17:24
-
Treni komunist dhe ambulanca socialiste - Finalja e një mentaliteti të mbetur në vagonë të rrënuar
8 Tetor, 17:15
-
Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive te buta dhe ndihmën ekonomike në Këshill Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!
8 Tetor, 17:06
-
“Shkelm” qytetërimit!
8 Tetor, 16:52
-
CDU gjermane tepër e ashpër me dhunën e PD dhe Berishën! Gunther Krichbaum: Aktet e dhunës të papranueshme, Berisha nxitës! Me akuzat ndaj tij duhet të ishte në burg
8 Tetor, 16:22
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
‘Mirë t'u bëhet, ç'ju duhej të dilnit në protestë’, Aktivistja e PD tregon: Më dogjën babin, një nga flakadanët iu hodh tek këmbët (VIDEO)
8 Tetor, 14:05