Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Edvin Kulluri kritikoi mënyrën e të bërit opozitë të Partisë Demokratike sot në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn. Kulluri komentoi dhe deklaratën e eksponentit të CDU-së gjermane, Krichbaum që bëri me faj Sali Berishën për dhunën dje duke theksuar se duhej të ishte në burg.

'Kirchbaum ka qenë një mik shumë i mirë i PD-së. CDU ka qenë partneri kryesor i PD në PPE. Politika me karrierë të gjatë. Me ndikim të Angela Merkel. E njeh shumë mirë Ballkanin. Ka treguar dashamirësi për të djathtën dhe opozitën shqiptare.'

Sa i përket molotovëve, Kulluri thekson se ato hidhen kur nuk ka mbështetje të madhe popullore.

'Kjo është një rrugë e shkelur disa herë, protestat, çadrat, bojkoti. Në korrik thanë o sot o kurrë dhe nuk ndodhi asgjë. Data 8 tetor thanë do jetë më mirë. Nuk ka ndodhur gjë. Artific që shpjegojnë krizën e madhe të PD. Kur një parti ka mbështetje të madhe popullore tregon numra jo molotov. Pjesëmarrja e djeshme ishte fare mediokër. Që nga 2017 PD rrudhet. Mazhoranca do bëjë çdo përpjekje të fitoj zgjedhjet. opozita bën përpjekje të ruajë lidershipin e saj.'

Sipas tij, në PD janë vetëm ata që duan të bien në sy të Berishës duke bërtitur dhe ulëritur.

'Bërtasin e ulërasin ti bien në sy doktorit. Nëse do ishin seriozë kundër korrupsionit nuk do bënin marrëveshje amnistie me PS. Shumica dërrmuese ishin funksionarë të mazhorancës. Sot mbi 100 zyrtarë të PS në hetim ose të dënuar, nga opozita vetëm Salianji që ka qenë tek drejtësia e vjetër. A është një kauzë kjo? Unë mendoj se jo. Salianji nuk është dënuar për Geron Xhafën. Dorëheqja e Xhafës ka qenë imperativ kategorik. Prokuroria e ka çmuar si fabrikm. Të gjithë në PD e dinë që është fabrikim. Janë hipokritë. Pse nuk e mori Bardhi videon apo Alibeaj? Sepse nuk ishin të bindur se ishte audio origjinale.'

Më tej, Kulluri mori në shqyrtim kauzat e protestës, si arrestimi i Salianjit dhe Berishës, që për të nuk janë hallet e shqiptarëve.

'Zoti Berisha në arrest shtëpi sepse theu masën paraprake për detyrim paraqitje. Kush ia ka fajin? Pse duhet të dalin njerëzit në protestë. Nuk kanë arsye. Dy kanë qenë pikat e ulëta të PD, 1997 dhe në vitin 2017. Në të dy rastet ka kaluar në radikalizim ekstrem. Nuk ka prodhuar zgjerim. Nëse nuk je më i mirë se ai në pushtet nuk reflektohet në shoqëri. Problemi i shqiptarëve kish janë, arrestimi i Salianjit dhe Sali Berishës? PD ka tradhëtuar shtresat e saj mbështetëse historike.'

Kulluri pati dhe kritika për lidershipin, që sipas tij janë mediokër dhe nuk kanë diskurs politik.

'Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri teknike, por për rotacion. E ke parë nivelin e këtyre. Këta nuk do ishin kryetar seksioni në atë kohë. Ça thonë këta? Flet ai nga ballkoni, këta e përsërisin tekstin nga studio.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Deklaratat e ashpra të Krichbaum ndaj Berishës, Kulluri: Tregon dashamirësi për të djathtën! Është mik i PD-së, CDU ka qenë partnere kryesore në PPE

 

Edvin Kulluri duke folur në 'Studio Live' për protestën e dhunshme të PD-së komentoi edhe deklaratën e eksponentit të rëndësishëm të CDU gjermane, Gunther Krichbaum. Ky i fundit u shpreh se Berisha me akuzat që ka duhej të ishte në burg dhe po nxit dhunë dhe luftë politike me protesta të dhunshme.

'Krichbaum ka qenë një mik shumë i mirë i PD-së. CDU ka qenë partneri kryesor i PD në PPE. Politika me karrierë të gjatë. Me ndikim të Angela Merkel. E njeh shumë mirë Ballkanin. Ka treguar dashamirësi për të djathtën dhe opozitën shqiptare.'

Kulluri shtoi se protesta e dhunshme tregon se kjo opozitë nuk ka mbështetje në numra.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol: 09/10/2024 14:46

    Vazhdo o djale me kete mendje, se nder na ben neve te krahut tjeter

    Përgjigju
  • beni: 09/10/2024 07:02

    Mos ja fut kot o kullur,,,se edhe sikur video te ishte jo e vertete,,,,prape nuk denohet salianji se nxorri nje video,,,n.q.s. video gjykohej ngaa gjykata si jo e vertete,,,autoret denohen me gjobe ,,jo me burg....sepse salianji nuk mund te gjeje se kush eshte ne video,,ai e ka marre te qene qe vellai i xhafes ka qene ne video....

    Përgjigju
  • Shporru: 08/10/2024 21:00

    Ik mor servil i lodh! Lodhe popullin me servila

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit