/ATSH-AFP/ - Ukraina dhe çështje të tjera ndërkombëtare të rëndësishme do të jenë në axhendën e takimeve diplomatike kino-evropiane sot dhe nesër në Pekin, ndërmarrë nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, njoftoi një media shtetërore kineze.
Zyrtarja evropiane synon të diskutojë për mënyrën se si BE-ja dhe Kina mund të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre për t'i dhënë fund një numri të caktuar krizash në mbarë botën dhe për të penguar të tjera", sipas deklaratave të saj për agjencinë zyrtare kineze të lajmeve Hsinhua.
Deklaratat iu referuan sipas medias zyrtare Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe Libisë.
Mogherini është në krye të delegacionit të BE-së, pjesëmarrës këtë javë në Pekin në një dialog strategjik me zyrtarët e lartë kinezë, një forum i organizuar rregullisht nga dy palët për shkëmbimin e pikëpamjeve të tyre dhe për zhvillimin e bashkëpunimit.
Bashkimi Evropian është partneri i parë tregtar i Kinës, që është dhe ajo gjithashtu partneri i dytë i Bashkimit Evropian. Pekini dhe Brukseli kujtojnë këtë vit 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të tyre diplomatike.
Federica Mogherini do të takohet veçanërisht me këshilltarin e fuqishëm të Shtetit Yang Jiechi, nën drejtimin e të cilit përgatitet politika e huaj e Pekinit.
Shefja e diplomacisë evropiane përshëndeti gjithashtu sipas agjencisë së lajmeve Hsinhua "rolin e Kinës gjatë negociatave për programin bërthamor iranian, që përfunduan në fillim të prillit me një marrëveshje kornizë në bazë të së cilës do të vendoset tashmë marrëveshja finale.
"Zhvillimi i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kinës në sektorin e sigurisë, dhe veçanërisht bashkëpunimi i tyre për të luftuar kundër piraterisë dhe sulmeve ndaj anijeve në Gjirin e Adenit, do të jenë gjithahstu në programin e diskutimeve", shtoi Mogherini.
Çështja e Ukrainës, që do të diskutohet gjithashtu, mund të vërë në dukje qëndrimet e kundërta të dy palëve.
Ndërkohë që BE-ja intensifikon sanksionet kundër Rusisë, Pekini nuk ka reshtur së afruari Moskën. Ushtria kineze do të ndërmarrë gjithashtu në muajin maj, për herë të parë, manovra të përbashkëta me ushtrinë ruse në Mesdhe.
/Shqiptarja.com