Kryemadhit s'i del inati me Erion Veliajn, padit në gjykatë KQZ-në për anulimin e gjobës
Monika Kryemadhi dhe Erion Veliaj
Çifti presidencial, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, duket se nuk po gjejnë dot paqe në Tiranë. Pas shpërbërjes së disa prej degëve kryesore të LSI në kryeqytet, mesohet se çifti Meta-Kryemadhi po investohet financiarisht e ligjërisht në sulmet e tyre ndaj Veliajt, i cili drejton fushatën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.
Për shembull, në zonën e Astirit është mobilizuar e gjithë struktura e Fondacionit “Besa”, drejtuesi i të cilës dihet që ka një lidhje të ngushtë me Ilir Metën, dhe po investon fuqishëm për t’i siguruar një mandat deputeti vëllait përmes LSI-së. Ndërkohë, mësohet se disa nga ish-prokurorët e larguar nga Vettingu janë angazhuar nga LSI për të përgatitur nismat ligjore kundër kryebashkiakut Veliaj, si një mekanizëm për ndërprerjen e punëve të Bashkisë përmes gjobave e apelimeve në gjykatë.
Rasti më konkret është levizja e fundit e LSI, e cila ka ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që vendosi të anulojë gjobën ndaj Veliajt për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Humbja ndaj Veliajt ne KQZ duket se e ka hidhëruar së tepërmi çiftin presidencial, pasi në Tiranë pritet që PS të marrë një rezultat të lartë, siç e konfirmojne të gjitha sondazhet paraprake.
Ndaj çifti Meta ka thirrur në ndihmë ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e përjashtuar nga Vettingu, për të përgatitur një sërë padish që synojnë pengimin e Veliajt dhe punën e Bashkisë së Tiranës në këto muaj para 25 prillit.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
71.2%
-
Të panevojshëm
22.7%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1346
Lajme të tjera
-
Zaloshnja: Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë
10 Maj, 08:43
-
Veliaj: Nga 1 janari 2025 autobusët falas për pensionistët! Grupi i molotovit po përpiqet të pengojë çdo punë të mirë në qytet
9 Maj, 12:13
-
Mero Baze: Një opozitë që kërkon ndihmë nga Edi Rama për të mundur Erion Veliajn
9 Maj, 07:05
-
Jakin Marena: Berisha-Meta sulmojnë Veliajn, pafuqi përballë Ramës e zhurmim ndaj SPAK!
8 Maj, 19:26
-
Protesta te Bashkia, Çollaku për Report Tv: Po përdoret nga Arben Ahmetaj kundër Veliajt, demokratët të qëndrojnë larg luftës civile brenda PS
8 Maj, 17:51
-
U shpallën kampione të Shqipërisë, Veliaj takon ekipin e Tiranës në basketboll për vajza: Bashkia po investon më shumë në sport
8 Maj, 16:22
-
'Kush vjedh është tradhtar' Erion Braçe në Frontline Interview: Rama reflektoi! Korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm! Sot pa mburojë politike
7 Maj, 16:57
-
VIDEO-LAJM/ Flamur Noka shkon me molotov te Bashkia, Veliaj shtron rrugën para shtëpisë familjes së tij: Mome, bëji të fala, ta gëzojë
7 Maj, 13:58
-
'A jeni takuar me Shkëlzen Berishën?', Veliaj: Rrugët tona janë ndarë që te oborri i 'Samiut', kur ishim adoleshentë! Ai njeri hodhi një fshat në erë
6 Maj, 15:43
-
Tirana ‘kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut 2025’, nis përgatitjet, Veliaj: Vit suksesi, qytet plot art
6 Maj, 15:27
-
Zaloshnja: Opinioni i tiranasve për politikanët kryesorë dhe votat për partitë respektive
6 Maj, 10:34
-
Mero Baze: Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?
5 Maj, 21:21
Ike o surrat kali o funderine e Shqiperise qe e ke vendin ne burg se bashku me like injorantin e soj e sorollop
Përgjigju